• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Video-mesazh me austronautët, Papa Françesku bën apel për mbrojtjen e planetit
Home
Europë

Video-mesazh me austronautët, Papa Françesku bën apel për mbrojtjen e planetit

27 October, 2017 Redaktor2 Europë

Papa Françesku ka bërë apel për mbrojtjen e planetit. Ky pale vjen pasi një astronaut tha se mund ta shihte krijimin nga perspektiva e Zotit, gjatë një bisede “telefonike” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Ati i Shenjtë kaloi 20 minuta në një videotelefonatë me 6 astronautët që qëndrojnë në stacionin hapësinor, 400 km larg Tokës, duke i bërë atyre pyetje të ndryshme

Gjatë kësaj bisede, Papa “u prek” më shumë nga rusi Sergei Ryazanski, që foli për gjyshin e tij, dhe astronauti amerikan Randy Bresnik, që tha se pamja nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor i mundësonte atij të shihte bukurinë e papërshkrueshme të Tokës dhe të ishte më optimist për të ardhmen e njerëzimit.

“Ajo që shohim ne nga këtu është paqja dhe qetësia mbi planetin tonë, që ecën me 10 km në sekondë dhe nuk ka kufij, as konflikte. Ka vetëm paqe”, tha astronauti Randy Bresnik.

“Ju shikoni që atje lart me sytë e Zotit. Rrënjët janë shpresa dhe fuqia jonë. Mos i harroni rrënjët. Më bëri mirë të dëgjoja këtë, e ta dëgjoja nga ju”, tha Papa Françesku.

Ati i Shenjtë ka bërë shumë apele për mbrojtjen e ambientit në tokë, duke i dedikuar edhe një enciklikë, ose një letër të rëndësishme, mbrojtjes së saj në vitin 2015. Ky dokument mbështeste shkencëtarët, që thonë se ngrohja globale ka ardhur pjesërisht si pasojë e aktivitetit njerëzor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reperi i njohur përfiton 412 mijë euro, fiton gjyqin me një parti politike
Previous article Sarandë/ Zjarr në një servis automjetesh, shkrumbohen tre makina

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT