Gjatë takimit me strukturat e PD sot në Shkodër, Lulzim Basha është përballur me një incident të vogël.
Ndërsa ishte duke ecur në pedonalen e qytetit bashkë me përkrahësit e tij, një burrë i cili po kalonte pranë tyre, i është afruar duke i thën se “çfarë donte ai aty”.
Basha e ka kaluar me një buzëqeshje këtë moment, ndërsa personat pranë tij dëgjohet teksa reagojnë me ovacione.


