Pas protestës së ditës së sotme, ku nuk arriti të mbledhë as një grusht protestuesish, Sali Berisha shkoi drejt selisë së PD-së, ku e prisnin disa demokratë ‘të flaktë’.
Një prej tyre i veshur me kostum dhe qeleshe në kokë është afruar drejt Berishës për ta takuar, ndërsa ish-kryeministri është trembur dhe për pak ka shpëtuar pa u rrëzuar.
Berisha deklaroi nga selia e Partisë Demokratike se revolucioni do të vazhdojë ditën e hënë në orën 17:00 para parlamentit.


