• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Hysi: Tani, në dorë të Vetingut
Home
Politikë

VIDEO/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Hysi: Tani, në dorë të Vetingut

26 December, 2017 k.autor Politikë

Nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi shprehet se Kuvendi i ka pothuajse gati kandidatët e tij për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.  Sipas Hysit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka përfunduar vlerësimin për kandidatët për KLP nga Avokatura dhe nga pedagogët dhe tani pritet edhe vlerësimi për kandidatin nga shoqëria civile. Pasi të kalohet edhe kjo fazë atëherë komisioni i ligjeve krijon një komision ad hok me 5 anëtarë nga opozita dhe mazhoranca të cilët do të bëjnë vlerësimet të listës finale.

“Procedura qe zhvillon Komisioni i Ligjeve është e përcaktuar qartë në ligj dhe është e përcaktuar në mënyre te detajuar, pra qe do të thotë vazhdimi i procesit duke ngritur një komision Ad Hok  me 5 anëtarë, tre nga mazhoranca dhe dy nga opozita ne komisionin e ligjeve.  Çdo kandidat për KLP nga Shoqëria Civile duhet të marrë të paktën 4 vota nga komisioni. Anëtarët që do të vijnë nga shoqëria civile në KLP do të jenë 5, dy nga avokatia, dy nga pedagogët dhe një nga shoqëria civile”

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 6 nga radhët e prokurorëve që do t’i nënshtrohen vetingut dhe 5 nga shoqëria civile. Ndërsa kandidatët nga shoqëria civile janë gati, ende nuk ka asnjë rezultat nga Komisioni Posaçëm i Kualifikimit për prokurorët.  Hysi thotë se në këtë fazë procesi është në dorën e prokurorëve

“Kandidatët për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e prokurorëve tashmë i kanë kaluar Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe pa kaluar ata në këtë filtër nuk mund të ngrihet KLP. Duhet të kompletohet me 11 anëtarë në mënyrë që KLP të quhet e ngritur”

Pas përfundimit të procesit të ngritjes së Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe atij gjyqësor, brenda 2 muajsh duhet që të ngrihet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Gjykata Speciale. (TemA TV)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Leku tregon forcën kundrejt monedhave kryesore
Previous article (FOTO) Liverpool – Swansea, publikohen formacionet zyrtare

k.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT