Justin Bieber, PSY, Wiz Khalifa dhe Charlie Puth ishin ato këngëtarë që thyen rekorde shikueshmërie në të gjithë botën nëpërmjet muzikës. Por të gjithë këta u lanë pas, në momentin që Luis Fonsi dhe Daddy Yanke sollën “Despaciton”. Megjithëse ju desh pak kohë që të tërhiqte vëmëndjen e mbarë globin, ia doli dhe u kthye në hit. Por në shumë pak kohë “Despacito” po sfidohet nga pesë djem të rinj. Ato janë pjesë e një grupi që quhet CNCO dhe “Reggaeton lento” është kënga që po ecën me ritme të shpejta.
Nga vetë emri do të thotë afërsisht si “Despacito” ngadalë ngadalë por suksesi i pesë djemve po rritet me shpëjtësi duke kaluar miliardin e klikimeve brenda vetëm një muaji.
Videoklipi është i thjeshtë: me 5 djemtë që kërcejnë dhe këndojnë në një sallë lojërash, përpara një modeleje që personifikon vajzën që në tekst, e ftojnë të kërcejnë një “regatonin e ngadaltë”.