Presidentin amerikan Donald Trump dhe bashkëshorten e Tij Melania i kemi parë shpesh në situata të sikletshme, si gjatë inagurimit të tij edhe në dalje të tjera mediatike.
Kamerat kanë kapur herë pas here ‘injorime’ nga të dy personat e rëndësishëm edhe presidenti Trump edhe zonja e parë e SHBA-ve.
Një nga këto momente dhe më i bujshmi ishte ai kur mimika e fytyrës së Melanias ndryshon tërësisht pasi Trump nuk e vuri re buzëqeshjen e saj gjatë inagurimit.
Video tjetër që ka zënë pjesën më të madhe në hapsirat mediatike është kjo kur Melania duket se po ia shmangte dorën presidentit të SHBA-së
Videoja, e kapura nga NBC News, shfaq Donald dhe Melania Trump duke ecur drejt një avioni për Ohio. Melania ka një setër të verdhë të gjatë dhe duart e saj janë të ngujuara brenda setrës.
Trump duket se po tenton t’ia kapë dorën asaj, por nuk po mundet. Ai papritur ndalet dhe Melania ndalet gjithashtu pas tij. Pas disa momenteve të çuditshme, dyshja e bëjnë rrugën e tyre drejt avionit.


