Një ngjarje tragjike ka ndodhur për vajzën më popullore të një nga edicionet e Big Brother Albania, Adelajda, e cila është gjendur e vdekur mëngjesin e sotëm në banesën e saj. Burimet spitalore konfirmuan se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët. Thuhet se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.
Adelajda Xhamani jo vetëm që eci kundra rrymës dhe theu tabu në familjen e saj, por brenda edicionit të Big Brother krijoi një lidhje me djalin më të qeshur Bjordi. Një histori përrallash që të gjithë e përkrahën dhe e pëlqyen këtë dashuri, raporton alpenews.al. Sakaq Adelajda iu fut edhe botës mediatike, si një modeartore e suksesshme dhe e preferuar për publikun. 31-vjecarja , e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv News 24. AlpeNews.al shpreh ngushëllimet familjes. Në vijim do publikojmë edhe një këngë që Adelajda ka kënduar me Bjordin tek Kënga Magjike. /AlpeNews.al/








