Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama vendosi t’ia uroj shqiptarëve me pamje nga ndryshimet e bëra në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza gjatë mandatit të tij të parë.
Pas publikimit të pamjeve nga rikonstruktimi i Spitalit Ushtarak pak ditë më parë, ku kreu i qeverisë përshëndeti edhe mjetet e reja mjekësore të standartit europian, këtë herë Rama zgjodhi QSUT-në.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër pasqyrë spektakolare të Rilindjes që vijon hap pas hapi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në Facebook.
MIRËMËNGJES 😃dhe me një tjetër pasqyrë spektakolare të Rilindjes që vijon hap pas hapi në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ju uroj një ditë të mbarë 🌹
Posted by Edi Rama on Freitag, 3. November 2017



