Skandal erotik që paralajmëroi një gazetë, e njohur për afërsinë dhe pozicionimin editorial në favor të LSI-së dhe Presidentit Ilir Meta, publikoi lajmin se një ambasador ka patur një lidhje intime me një zyrtare dhe se për të vërtetuar këtë aferë, ekziston një video që e ka presidenti.
Për këtë video shkruan të gjitha mediat nga ku nxorën edhe emrat e zyrtarëve të përfshirë në këtë skandal seksual. Meta dhe zëdhënësi i tij paralajmëruan se video do shokojë opinionin publik.
I ftuar në një emision televiziv në lidhje me këtë temë, gazetari Artan Hoxha bëri thirrje që Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar. Sipas gazetarit Hoxha: Urgjentisht të thirret, të merret në pyejte. Ai është zyrtar, ç’është kjo video që paralajmërohet, aq më tepër kur është kërcënuar dhe shantazhuar Gjykata Kushtetuese. Tedi Blushi flet si zyrtar i Presidencës dhe jo si gazetar. Unë them që po bëhet shantazh.
Gazetari tha që po bëhej shantazh por presidenti e nxori më në fund videon që trazoi rrjetin dhe opinionin publik pas vajtjes në prokurori. Por videoja u bë gjithë ajo zhurmë nga erotike na doli politike
Në video Meta vazhdonte sulmin e tij ndaj kreut të KED Adrian Dvorani dhe titullohej“Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.
Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 10. Dezember 2019
Meta nuk u ndal me kaq pas videos së parë të gjithë po prisnim videon erotike dhe ai e nxori, videoja e dytë ishte sërish politike.
Në videon e dytë ai sërish sulmonte Dvoranin nga ku shkruante: Si shpjegohet që Dvorani shkel Kushtetutën, ligjin, del mbi vendin e KED dhe i rrëmben kompetencat kushtetuese Presidentit? Sepse Dvorani nuk ndjek rrugën e Kushtetutës, por rrugën e partisë”.
Të dashur qytetarë,Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju.
Gepostet von Ilir Meta am Mittwoch, 18. Dezember 2019
Të gjithë i la pa “gjumë” presidenti Meta duke i bërë të mendojë se ekzistonte me të vërtetë kjo video erotike. Ashtu siç e tha dhe gazetari Artan Hoxha ky ishte një shantash por nuk iu gjet se kujt po i bëhej dhe për këtë Meta duhet të japë përgjigje.
AlpeNews.al