Pushuesit e plazhit të Durrësit kane pare pasditen e sotme një skenë të pazakontë teksa një motorskaf ështe perfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur fare pranë bregut por fatmirësisht nuk ka lendime në njerëz por pushuesit duket se janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Dyshimet janë se flaket kanë ardhur si pasojë e nje defekti elektrik.
Siç mesohet, roja bregdetare dhe policia ndodhen në zonë për zbardhjen e rrethanave.
AlpeNews.al sjell videon ekskluzive nga momenti ku mjeti merr flakë.


