Në rrugët e Tiranës të ndodh të shohësh çudira nga më të ndryshmet. Por mos u merakosni. Ka edhe nga ata që nuk i kanë bërë të gjitha.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë Hotel Rognerit, vetëm pak metra larg godinës së Kryeministrisë, njëra prej më të rëndësishmeve të këtij vendi.
Një nxënës shkolle, as që e ka fare problem dhe pa u menduar dy herë, ti bëjë sh*rrën pemës në trotuar. I pashqetesuar fare se aty kalojnë njerë të tjerë e makina. Dhe ta mendosh që Lali Erit të shkretë i shkoi goja prapa veshit duke folur për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimin e Tiranës.
Edhe habitemi ne se pse nuk na pranojnë në Europë! E kur këtë e bën një adoleshent në mes të Tiranës imagjinojeni vetë kudo nëpër Shqipëri.
Përgatiti: AlpeNews.al