Një burrë i martuar bëri plot 1142 kilometra për t’u takuar me një grua që kishte njohur në internet, por takimi nuk ishte siç ai shpresonte.
Për ta pritur në takim kishin dalë bashkëshorti i gruas me të cilën fliste burri me emrin Liu, sëbashku me shokët e tij.
Liu u rrah nga ata në publik në Fuyuan të Kinës dhe ky moment u filmua nga kalimtarë të rastit.
Ai kishte udhëtuar nga Kina qendrore për në jugperëndim të vendit, në provincën e Yunnan, për t’u takuar me Duan, një grua që e kishte njohur në internet.
Në videon e publikuar nga mediat, tregohet momenti kur Liu mbahet ndaj një peme dhe goditet me rrip nga burri i gruas së martuar.
Ky turpërim publik u pa nga një turmë njerëzish, të cilët nuk bënë asgjë për ta ndihmuar, por nxorën telefonat dhe e filmuan./ tema


