Në tavolinë janë ish-futbollistë të famshëm të viteve ’80-’90 te Flamurtari si Rrapo Taho, Kreshnik Çipi, Latif Gjondeda, Eqerem Memushi, Përparim Lushaj, Roland Iljadhi, Luan Birçe dhe Gerd Haxhiu. Gjithashtu edhe gazetari sportiv Moisi Dalipi, duke kënduar të gjithë himnin e Flamurtarit.
Një atmosferë festive, që ka mbledhur të gjithë legjendat vlonjate, që këndojnë me gëzim e hare./PanoramaSport