Arrestohet kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj për shpërdorim detyre. Report Tv mësoi i pari ekskluzivisht prangosjen e kryebashkiakut i zgjedhur në 2015 si përfaqësues i Partisë Demokratike. Frrokaj akuzohet për tjetërsim të pronave në bregdet, ndërsa dosja në ngarkim të tij është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Report Tv ka siguruar edhe pamjet e momentit të arrestimit të kryebashkiakut të Lezhës. Në pamjet ekskluzive duket Frrokaj teksa ecën në këmbë pasi ka lënë zyrën në Bashki, i shoqëruar nga pesë efektivë policie civilë, ndërsa pak metra më andej presin dy automjete të policisë. Në pranga ka rënë edhe nënkryetari i Bashkisë, kreu i Hitepokës dhe dy juristë.
Të arrestuar:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka


