Çdo fans futbolli që është habitur nga ndeshja e çuditshme mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, duhet të rikthehet në kohë në vitin 1999. Për të shënuar shekullin e Barcelona-s, gjiganti katalanas luajti me ekipin kombëtar të Brazilit në një ndeshje të çuditshme në Camp Nou.
Por, çfarë ndodhi?
Barça shkoi kokë më kokë me kampionët e botës në fund të sezonit 1998-99 dhe të dy palët ishin të mbushura me emra të mëdhenj nga e njëjta familje. Një nga lojtarët me profilin më të njohur i përfshirë në këtë ndeshje ishte i madhi Rivaldo. Por, mesfushori që gjuan me të majtën luajti për të dyja skuadrat, kështu që çfarë ngjyre do t’a ketë fanellë në mbrëmje?
Në fund, Rivaldo e mbylli duke luajtur me Brazilin, duke u rreshtuar krah Romario-s dhe Ronaldo-s, fillimisht i quajtur “Ronaldinho” sepse kishte një tjetër Ronaldo në skuadër, me një sulm tredhëmbësh.
Barça, megjithatë, ishte ende në gjendje për të vendosur në fushë lojtarët si: Patrick Kluivert, Luis Enrique, Bolo Zenden dhe Pep Guardiola.
Brazili aktivizoi një nga lojtarët më të këqij që ka pasur ndonjëherë
Dhe ata luajtën kundër një prej mbrojtësve më të keq me fanellën e Brazilit, Rafael Scheidt, i cili u etiketua si një nga yjet e së ardhmes pas lëvizjes së tij në vitin 1999 te Celtic falë gazetarit sportiv të respektuar të Amerikës së Jugut, Tim Vickery.
“Unë ende zgjohem i djersitur në mes të natës, kur e vërteta e keqe kthehet tek unë”, Vickery shkroi në faqen e internetit të BBC Sport shtatë vjet më vonë, në vitin 2006. “Në vitin 1999 me të vërtetë mendova se qendërmbrojtësi brazilian do të kthehej në një blerje të shkëlqyer për Celtic. Si mund të isha gabuar kaq shumë?”.
Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes?
Duke u kthyer pas te loja e çuditshme në Camp Nou e cila në fund mbaroi 2-2. Ronaldo shënoi i parë për ish-klubin e tij një gol sublim, duke u tallur me Ruud Hesp para se të dërgonte sferën në rrjetë. Megjithatë, Luis Enrique barazoi rezultatin me një gjuajtje nga afër.
Rivaldo më pas riktheu kryesimin e Brazilit me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zonës, por miqtë e barazuan përsëri pas një gabimi nga portieri golashënues i Seleção, Rogerio Ceni.


