Zbardhen detaje nga operacioni i madh antidroge në Katanzaro të Italisë ka vënë në pranga 25 persona, mes tyre edhe 9 shqiptarë.
Operacioni është finalizuar ditën e djeshme, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal, që transportonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. Sipas mediave italiane, janë sekuestruar ditën e djeshme edhe 5 tonë kanabis.
Operacioni është zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe Krimi Ekonomik i Katanzaros. Mes të arrestuarve janë edhe tri kokat e trafikut, në rolin e drejtuesve dhe organizatorëve. Operacioni ishte koduar “Stammer2-Melina” dhe është vazhdim i një tjetri nisur disa muaj më parë. Në të u përfshinë plot 150 policë, të cilët kanë zbatuar urdhërarrestet.
Sipas mediave italiane, 18 prej të prangosurve u lanë në burg nga Gjykata e Katanzaros, ndërsa 7 prej tyre u lanë në arrest shtëpiak. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Grupi, sipas hetimeve, kishte shtrirje të madhe nëpër Itali, duke përfshirë rajone si Kalabria, Pulja, Sicilia, Lacio, Toskana, Lombardia, por edhe zgjatime në Shqipëri. Droga e trafikuar nga Shqipëria nuk kishte destinacion final vetëm Italinë, por edhe vendet e Bashkimit Europian.
Grupi konsiderohej si një ndër furnizuesit më kryesorë të kanabisit drejt vendeve të BE-së. Të arrestuarit italianë, sipas mediave janë: Roko Anelo, 57 vjeç, i njohur si bosi i Filadelfias; Françesko Fiare, i njohur me nofkën “doktori” dhe Xhovani Franze ishin edhe kokat e trafikut, shkruan “Panorama”.
Po kështu, në pranga kanë rënë edhe Paskuale Pitito, Antonio Prostamo, Domeniko Mankuso, që kishin role të rëndësishme në grupin e strukturuar kriminal. Sa u përket nëntë shqiptarëve të arrestuar, ata janë: Indrit Buja, 37vjeç; Elvis Hajdini, 25 vjeç; Shefik Muho,34 vjeç; Vladimir Leskaj, 34 vjeç; Adrian Licaj, 34 vjeç; Vilson Nelaj, 34 vjeç; Astrit Paskali, 45 vjeç; Alban Sinani, 34 vjeç dhe Gentian Sulejmani, 41 vjeç.
STRUKTURA
Sipas hetimeve, kokat kalabreze të organizatës kishin rënë në kontakt me trafikantët nga Brindizi dhe me kultivuesit e kanabisit nga Shqipëria. Pasi droga kultivohej në Shqipëri, ajo trafikohej përmes detit në Brindisi dhe u dorëzohej ndërmjetësve puljezë. Këta të fundit, më pas e shpërndanin atë te kalabrezët dhe prej andej, droga shkonte në vendet e Bashkimit Europian. Policia italiane ka goditur shpeshherë pjesë të grupit, por asnjëherë nuk ka kapur organizatorët, por vetëm shpërndarësit e drogës.
Pas shumë përgjimesh dhe hetimesh, u bë i mundur edhe krijimi i një profili të grupit dhe goditja e tij përfundimtare. Në operacionin e djeshëm, përveç drogës u sekuestruan dhe dy skafe dhe disa mjete që përdoreshin nga anëtarët e bandës.
Sa i përket sasisë prej 5 tonësh kanabis të sekuestruar, ekspertët e krimit ekonomik italian vlerësojnë se nëse kjo sasi droge do të mund të shitej në tregjet europiane, atëherë fitimet do të ishin në vlerën e 10 milionë eurove.
Po ashtu janë zbuluar identetitete e nëntë shqiptarëve të arrestuar që janë:
Indrit Buja, 37vjeç,
Elvis Hajdini, 25 vjeç;
Shefik Muho,34 vjeç,
Vladimir Leskaj, 34 vjeç,
Adrian Licaj, 34 vjeç,
Vilson Nelaj, 34 vjeç;
Astrit Paskali, 45 vjeç;
Alban Sinani, 34 vjeç;
Gentian Sulejmani, 41 vjeç;
Luan Tahiraj, 39 vjeç;
Panorama


