• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VEZA DHE QUMËSHTI NË RRUGË NËN TEMPERATURA TË LARTA/ “Bombë me sahat” për konsumatorët
Home
Aktualitet
Kronikë

VEZA DHE QUMËSHTI NË RRUGË NËN TEMPERATURA TË LARTA/ “Bombë me sahat” për konsumatorët

7 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Abuzime të mëdha bëhen në tregjet formale dhe informale të Tiranës me produktet ushqimore si vezët dhe qumështi, të cilat nuk ruhen dhe as tregtohen në kushtet e duhura.

Si pasojë e mungesës së kontrollit në këto tregje, tregtarët i ekspozojnë këto produkte në rrezet e diellit dhe i magazinojnë në vende të papërshtatshme.

Kushtet në të cilat duhen ruajtur këto produkte është deri në 4 gradë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet praktikuar procesi i të ekspozuarit të tyre në diell, pastaj të futen në frigorifer dhe të nesërmen të tregtohen sërish.

Emisioni Fiks Fare nëpërmjet një vëzhgimi zbuloi se tregtarët nuk i zbatojnë këto kushte duke rrezikuar kështu jetën e konsumatorit.

Për më tepër ata pohojnë: “ I lëmë vezët edhe në magazinë “me plas” 1 muaj, 1 javë. I kam mbajtur edhe me arka për 15 ditë vezët në mes të dyqanit.

Qumështin nëse nuk shitet e fus në frigorifer dhe e nxjerr ditën tjetër. Tre ditë mund të më ketë shkuar kështu.

Në një prononcim për Fiks Fare Hasan Stafa, drejtori i Ankesave në Shoqatën për Mbrojtjen e Konsumatorëve, deklaron se tregu i rrugës është një nga problemet më të mëdha të konsumatorëve për mënyrën sesi tregtohen produktet ushqimore si veza dhe qumështi. Kjo sepse është i pakontrolluar dhe institucionet nuk veprojnë. “Vetëm në muajin korrik të këtij viti, janë shënuar 16 raste të kontaminuara, që është një situatë alarmante për vetëm 5 ditë.

Kushtet e ruajtjes për vezët dhe qumështin janë deri në 4 gradë dhe kurrsesi nuk duhet të praktikohet procesi i të ekspozuarit njëherë në ambjent të hapur, ku tani arrijnë temperaturat deri në 40 gradë, pastaj të futen në frigorifer dhe më pas pas t’i ekspozosh sërish të nesermen në treg. U them qytetarëve të mos konsumojnë produkte të rrugës duke menduar se janë nayrale dhe bio, sepse në të vërtetë janë ‘bombë me sahat’” përfundon z. Stafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Fundi i një mandati parlamentar dhe 7 leleksione demokracie
Previous article TEMPERATURAT E LARTA SHKAKTOJNË STRES/ Psikiatrja shpjegon arsyet përse ndodhin këto çrregullime

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT