• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU “SHKRIN” GJYKATËN KUSHTETUESE/ Të gjithë të ikurit në më pak se tre vite
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU “SHKRIN” GJYKATËN KUSHTETUESE/ Të gjithë të ikurit në më pak se tre vite

10 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vettingu “shkrin” Gjykatën Kushtetuese. Nga nëntë zyrat e gjykatësve kushtetuese, vetëm tre prej tyre qëndrojnë ende të hapura.

Kryetari i institucionit tashmë të “rënë” Bashkim Dedja e Gani Dizdari presin të vetohen për të mësuar nëse do të konfirmohen në detyrë, apo do ti thonë lamtumirë sistemit.Vitore Tusha është e vetmja që e ka kaluar deri më tani “vetting”-un, por qëndron në detyrë, edhe pse mandati i ka kaluar prej kohësh. Në godinën e murrme, që dikur shihje të ngjiteshin qytetarë, palë të interesuara apo edhe deputetet, tashmë nuk sheh thuajse askënd. Të fundit që ngjitën shkallët e institucionit kushtetues ishin deputetët e Bundestagut Gjerman.

Se kur do të nisë gjykata nga funksionimi këtë nuk di ta thotë askush me siguri. Por ajo që mund të thuhet është se u deshën vetëm dy vite që Kushtetuesja të binte.

Por çfarë ndodhi përgjatë më pak se tre viteve me nëntë anëtarët?

Gati dy vite e gjysmë më parë ishte Sokol Berberi i pari që vendoset të largohet nga detyra ndonëse i kishte mbaruar mandati. Pavarësisht se ligji e lejonte të qëndronte në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit, Berberi dhe dorëheqjen, duke e lënë Gjykatën Kushtetuese me tetë anëtarë.

Pas këtij momenti, një vit pas Sokol Berberit ndërkohë që po diskutohej hyrja e ligjit të vettingut jep dorëheqjen edhe Vladimir Kristo. Edhe këtij të fundit i kish mbaruar mandati. Kushtetuesja mbetet me 7 anëtarë.

Ndërkohë që vettingu, në 2017 vjen dorëheqja e tretë. Besnik Ymeraj jep dorëheqjen ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tërhoq nga vlerësimi kalimtar i figurës së tij. Me ikjen e Ymerajt Kushtetuesja mbeti me 6 anëtarë.

Pak javë më parë gjyqtarët e mbetur, Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe sot Fatmir Hoxha nuk mundën ta kalojnë vettingun, duke e reduktuar numrin e anëtarëve në tre.

Ndonëse Vitore Tusha arriti të kalojë vettingun, mandati i saj ka përfunduar ndërsa dy anëtarët e tjerë Gani Dizdari dhe vetë kryetari i këtij institucioni Bashkim Dedja pritet t’i nënshtrohen vettingut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E bujshme/ Gazetari italian "lëshon bombën", Hysaj ka arritur akordin me PSG-në
Previous article A është Erion Kristo baba i rreptë? Rrëfehet analisti: Jam spartan...

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s Aktualitet

DOSJA "REVANSHI"/ GJKKO dënon 5 anëtarë të grupit kriminal, mes tyre ish-efektivin e RENEA-s

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare Aktualitet

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT