• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Probleme me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Lindita Sinanaj

8 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, Lindita Sinanaj.

Bëhet me dije se Sinanaj është pezulluar nga detyra pasi KPK konstatoi probleme me burimet e pasurisë.

Procesi i saj i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Suela Zhegu.

Lindita Sinanaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtare në Gjykatën e Fierit. Prej vitit 2013, Sinanaj e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtarja Lindita Sinanaj deklaronte pasuri me vlerë 4.8 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare është 3-fishuar, duke kapur vlerën e 15.2 milionë lekëve.

Sinanaj zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.4 milionë lekë, likujditete bankare me vlerë 4.8 milionë lekë, një automjet me vlerë 664 mijë lekë si dhe kursime në cash prej 300 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 35.4 milionë lekë, nga të cilat 43% kanë si burim pagën e subjektit si gjyqtare dhe gati 38% pagat e familjarëve. Rreth 17% e të ardhurave kanë si burim fitimin nga shitja e pasurisë së patundshme dhe 1% burojnë nga mësimdhënia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA E SHTETIT/ Rama: E pajustifikueshme mungesa e etikës së efektivëve në raport me qytetarët. ‘Rikonstruktimi’ edhe në...
Previous article VETTINGU/ KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Zegjine Sollaku, gruan e ish-Prokurorit Theodhori Sollaku

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT