• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU PEZULL EDHE NË POLICI/ Ende NUK KA Komision të Jashtëm për të bërë vlerësimin
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU PEZULL EDHE NË POLICI/ Ende NUK KA Komision të Jashtëm për të bërë vlerësimin

23 June, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ende pa rezultate Vetingu në Policinë e Shtetit.

Që në nisje të këtij procesi, ka patur probleme me afatet dhe dokumentat që uniformat blu duhet të dorëzonin. Procesi filloi zyrtarisht në datën 6 prill dhe dorëzimi i formularit përfundoi në datën 5 maj.

Sipas burimeve, para nisjes së procesit nga policia e Shtetit janë vetëlarguar 200 efektivë policie, si shefa komisariatesh, specialistë apo edhe efektivë të thjeshtë, ndërsa nga radhët e drejtuesve janë larguar vetëm 4 drejtues.

Por edhe pse dokumentacioni tashmë është dorëzuar nga 8500 efektivë të Policisë së Shtetit, ende nuk ka filluar procesi i vlerësimit të tyre.

Zëvendës ministri Julian Hodaj, është shprehur më herët se në javët e para të qershorit, priteshin rezultatet e para nga Vettingu në Polici.

Ngërçi qëndron në krijimin e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, organ që pritet të vlerësojë dokumentacionin e dorëzuar.

Ky Komision ende nuk është krijuar, pasi në datën 18 qershor, Ministria e Brendshme ka publikuar 80 emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet për t’u bërë pjesë e Komisionit.

Gjatë kohës që gazetari Rusta po raportonte para Ministrisë së Brendshme, në ministri ka nxituar të hyjë, zëvendës ministri Julian Hodaj. I pyetur për rezultatet e Vetingut në Polici dhe ecurinë e verifikimit të dokumentacionit, Hodaj nuk ka pranuar të komentojë.

“Jo komente ju lutem”,-ka thënë Hodaj.

Procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit pritet të zgjasë dy vite. Ky ‘aksion’ u ndërmor nga qeveria socialiste dhe ministri Fatmir Xhafaj pas akuzave për inkriminim të policisë dhe drejtuesve kryesorë. Përfundimi i Vetingut synon të rikthejë besimin tek Policia e Shtetit, si dhe të pastrojë policinë nga të inkriminuarit dhe lidhjet me botën e krimit.

(Njoftimi i Ministrisë së Brendshme për kandidatët për komisionin)

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KLEMENTIN MILE/ A e duan publiken intelektualët publikë
Previous article Veturat e së ardhmes nga Mercedes kanë një veçori që ju lërë pa fjalë (Foto)

g.autor

Postime të ngjashme

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët Aktualitet

INSTAT NXJERR SHIFRAT PËR 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT