Besnik Mustafaj e cilëson nismën e PD-së për vettingun në politikë si prirje për spektakël.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në “News24” Mustafaj tha se dekriminalizimi është i mjaftueshëm për vettingun në politikë.
Gjithashtu Mustafaj tha opozita duhet të përqendrohet më shumë tek reforma zgjedhore, pasi sipas tij kjo e fundit nuk ka avancuar.
“Vettingu në politikë, prirje për spektakël nga opozita. Dekriminalizimi është i mjaftueshëm për vettingun ne politike.
Reforma zgjedhore i intereson shumë opozitës.
Reforma është e mbajtur nga legjislatura tjetër. Ky është një tregues i mungesës të bashkëpunimit për të ndërtuar sistemin”, tha Mustafaj.


