• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vettingu në polici/ Xhafaj: Po hartojmë ligjin, mbyllet brenda vitit, por…
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vettingu në polici/ Xhafaj: Po hartojmë ligjin, mbyllet brenda vitit, por…

20 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një komunikim me mediat ka folur për procesin e Vettingut në Policinë e Shtetit duke deklaruar se po hartohet ligji.
Xhafaj nuk i është përgjigjur pyetjes nëse ka një shifër të caktuar për policët që pritet të largohen, pasi sipas tij ende nuk është hartuar ligji.

“Vettingu në polici është në procesin e hartimit të ligjit, do të njiheni me aktet nënligjore. E kam të vështirë të them sesa nuk do të plotësojnë kriteret dhe standardet që të mos jenë më në strukturat e policisë.

Mund të ketë informacione për njerëz të caktuar, por të bësh të një vetting të gjithë atyre në të gjitha këto kërkesa është tjetër gjë” deklaroi ai.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka një rol të rëndësishëm në procesin e Vetingut. I pyetur për lajmet se DSIK ka përjashtuar 20 efektivë, Xhafaj u përgjigj se “Duhet të pyesni ata, pasi është një proces që e bën ky institucion dhe ne e marrim atë të mirëqenë” përfundoi ai.

Prononcimi për media i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj:
Ministri Xhafaj: Siç është bërë e njohur Vettingu është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor. Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti.

Pyetje: A keni parashikuar ju se sa efektivë policie apo drejtorë policie do t’i largohen organizatës së Policisë në kuadër të Vetting-ut?
Ministri Xhafaj: Kam shumë respekt për ju personalisht si gazetare. Kjo kishte pyetje që më bënit rregullisht për gjyqtarët e prokurorët kur ishte Reforma në Drejtësi. Besoj se, edhe ju edhe unë, e kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Pyetje: Për policët që kanë probleme me ligjin ose që mund të jenë përfshirë në çështjet e hashashit në Shqipëri?
Ministri Xhafaj: Të jemi korrekt. Thjesht informacione për njerëz të caktuar. Normale sepse unë jam ministër i Brendshëm dhe bën pjesë në funksionet e mia. Por të bësh një Vetting të të gjithë atyre, kaq të gjerë me të gjitha këto kërkesa që ne kemi paraqitur është një tjetër gjë. Le t’ia lëmë kohës.

Pyetje: Z. Xhafaj DSIK-ja sipas Ministrisë së Brendshme ka përjashtuar një sërë oficerë policie të mos kenë akses në informacionet e klasifikuara. A mund të na thoni si është arritur në këtë përfundim dhe çfarë ka ndodhur me këta punonjës policie, janë të përjashtuar?

Ministri Xhafaj: Duhet të pyesni DSIK-në. Është një proces që e bën DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë atë që vjen nga DSIK-ja. DSIK-ja është një institucion që ka rregullat e veta, vepron mbi bazën e informacioneve që grumbullon, jo thjesht dhe vetëm nga Policia e Shtetit sigurisht, por nga një sërë agjencish të tjera dhe mbi bazën e atyre agjencive nxjerr konkluzione. Pastaj ky nuk është një detyrim për ta pezulluar, për ta larguar të paktën për momentin nëse, nuk e di se çfarë se si do të rezultojë kjo me faktorë të tjerë në kuadrin e Vettingu-t, por natyrisht nuk mund të rrinë në ato vende pune që disponojnë, ose që operojnë me dokumente të klasifikuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja simptomat fizike të cilat tregojnë që jeni nën stres
Previous article Jana Novotna, ish-kampionia i Wimbledon vdes në moshën 49 vjeçare

Redaktor2

Postime të ngjashme

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin Aktualitet

OPERACIONI I SPAK/ Arrestohet Orest Sota, biznesmeni i pyetur disa herë për lidhjet me Ergys Agasin

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari Aktualitet

E RËNDË NË MALIQ/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ Aktualitet

OPERACIONI I SPAK DHE POLICISË NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ U zbuluan nga Sky ECC, disa të dyshuar pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT