“Vetingu në polici nuk është penalitet por është një përpjekje për të përmirësuar integritetin e organizatës së policisë. E keqja nuk ka ardhur kurrë nga Policia e Shtetit në Shqipëri por ka ardhur nga politika, sepse politika në periudha të ndryshme nuk rezulton të ketë kryer atë detyrë që duhet në mbështetje të Policisë së Shtetit”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu në Kuvend mbi Vetingun në Policinë e Shtetit.
“Përpjekjet e deri më tanishme kanë treguar se policia sot është një tjetër institucion me rezultate të prekshme dhe të dukshme, reputacioni i saj sot është tjetër, performanca në terren sot është tjetër dhe ne sot me këto rezultate po marrim frytet e investimit që kemi bërë në Policinë e Shtetit”, tha Ndreu.
Ai shtoi se, ”investimet në logjistikë, në mjete speciale e zbuluese janë të dukshme dhe nuk kanë të krahasuar me policinë që morrëm në 2013 që ishte një polici komplet e lënë mbas dore”.
”Vetingu duhet të konceptohet si respekt për organizatën policore. Ka ardhur koha ta shikojmë me vëmendje këtë organizatë dhe të investojmë të gjithë sepse nga kjo organizatë varen shume fate të rendit dhe qetësisë. Vetingu në polici është domosdoshmëri sepse policia është fillimi i zinxhirit të institucioneve ligjzbatuese, nëse një hallkë nuk funksionon atëherë lufta kundër krimit ka pro