• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU NË POLICI/ Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend projektligjin për ndryshime: Me vlerësimin e efektivëve të merret dhe SHÇBA
Home
Aktualitet
Kronikë

VETTINGU NË POLICI/ Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend projektligjin për ndryshime: Me vlerësimin e efektivëve të merret dhe SHÇBA

6 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.12/2018, për vlerësimin apo vettingun e punonjësve të Policisë, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Ky ndryshim kërkohet nga Këshilli i Ministrave si një hap për të përshpejtuar punën për vetimin e policëve pasi në 2 vite kanë kaluar në vetting vetëm 15 drejtues të Policisë, raporton newsbomb.al

“Nisur nga vlerësimet dhe shortimet aktuale të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, numri i punonjësve të vetuar në raport me kohën në dispozicion është relativisht i vogël, dhe sipas një përllogaritje të thjeshtë, duke parë trendin e vlerësimit aktual, përfshirë dhe marzhin e gabimit, mendohet se ky proces nuk do të mundet objektivisht të përfundojë brenda afatit të përcaktuar (qershor 2020)”, thuhet në relacionin shoqërues për këtë projektligj.

Ndërkohë, në lidhje me përfshirjen e SHÇBA në proces, Këshilli i Ministrave thotë se ajo ka të drejtë të ushtrojë veprimtarinë e saj në këtë proces paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

“Në këtë këndvështrim, gjykojmë që SHÇBA-ja, nëpërmjet trupave të vlerësimit të vlerësuara me parë sipas një procedure me përparësi nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, të kenë të drejtën e shprehur në ligj, të ushtrojnë veprimtarinë paralelisht me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit.

Nëpërmjet këtij ndryshimi thelbësor synohet shkurtimi i afatit, në raport me numrin e madh të punonjësve të përcaktuar në ligj, si subjekte të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat”, vijon relacioni, raporton newsbomb.al

Ky projektligj ëhstë depozituar në Kuvend në datë 04.06.2020

Projektligji per ndryshimet ne procesin e vettingut ne Polici by Newsbomb Albania on Scribd

Relacioni by Newsbomb Albania on Scribd

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHQIPËRIA E BUKUR"/ Rama publikon FOTO magjepsëse nga Gjiri i Kakomesë
Previous article RRITEN RASTET ME COVID-19 NË KOSOVË/ 36 në 24 orët e fundit, shumica në Vushtrri

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT