• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU NE BURGJE/ Pas 130 efektivëve të dënuar, ministrja Gjonaj bën deklaratën e fortë
Home
Shqipëri

VETTINGU NE BURGJE/ Pas 130 efektivëve të dënuar, ministrja Gjonaj bën deklaratën e fortë

23 February, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, paralajmëroi rekrutime të reja në radhët e Policisë së Burgjeve, pasi 130 efektivë rezultuan se kishin probleme me ligjin.

Deklaratat janë dhënë ditën e djeshme gjatë një vizite në Burgun e Vlorës. Në takimet e zhvilluara atje, ministrja e Drejtësisë vuri theksin në reformën e ndërmarrë me nisjen e procesit të vetingut për Policinë e Burgjeve, duke theksuar se “punonjësit e rinj do të rekrutohen pranë strukturave vetëm pas testimeve dhe trajnimeve nga Akademia e Sigurisë”.

Nga ana tjetër, Gjonaj theksoi se së shpejti do të nisë edhe trajnimi i punonjësve aktual në sistemin penitenciar në mënyrë që çdo punonjës në këto institucione të përmbushë kriteret prioritare sa i përket profesionalizmit, integritetit apo verifikimit të gjendjes gjyqësore. Nga verifikimet dhe inspektimet e para, kanë rezultuar se plot 130 efektivë të Burgjeve kanë pasur probleme me ligjin.

Bëhet fjalë për 130 efektivë që kanë dënime të formës së prerë për vepra penale dhe që janë emëruar në kundërshtim me ligjin. Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.

Gjithashtu pritet që të nisin verifikime më të thelluara në lidhje me mënyrën se si janë emëruar këta efektivë për të nxjerrë përgjegjësit. Në janar të këtij viti, ministrja e Drejtësisë ka paralajmëruar se Policia e Burgjeve do të përfshihet nga reformat. Veç vendosjes së drejtuesve të rinj.

Ditën e djeshme, Gjonaj zhvilloi edhe takime në ZVRPP-në e Vlorës, ku u takua me qytetarët e pranishëm pranë sporteleve të pritjes së popullit të këtij institucioni për t`u njohur nga afër me problematikat e qytetarëve në lidhje me procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Ministrja Gjonaj në fjalën e saj gjatë takimit me drejtuesin dhe stafin e këtij institucioni kërkoi trajtimin e të gjitha ankesave të qytetarëve brenda afatit kohor 10-ditor, duke insistuar në mos zvarritjen apo sorollatjen e qytetarëve për dhënien e përgjigjeve në kohë për aplikimet e paraqitura. Gjonaj në një prononcim për median u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet korruptive në portalin shqipëriaqëduam.al.

“Qeveria shqiptare”, theksoi, “po ndërmerr një reformë të madhe për çështjen e pronave, duke i trajtuar në mënyrë të integruar të gjithë titujt e pronësisë përmes një Agjencie”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kosi redukton rrezikun e sulmit në zemër deri në 30 për qind
Previous article Obobo! Çuna keni shumë kohë pa bërë SEKS? Duhet të shqetësoheni, zbuloni pasojat!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT