• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Kur merret vendimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, DSIK konstatoi se ajo…
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Kur merret vendimi për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, DSIK konstatoi se ajo…

17 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vendimi i KPK per Nertina Kosoven, gjyqtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor do te njoftohet me daten 18 korrik.

Ajo u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili drejtohet në këtë proces nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja ishte e pranishme ne seance pa avokat. Sipas relatorit Olsi Komici, ILDKPKI ka sjelle raport pozitiv per gjyqtaren. Po keshtu KPK ka kryer hetim per pasurite: apartament banimi ne “Don Bosko” blere per 6 mln leke, me kredi 5 mln leke dhe shumen 1 mln leke kursime.

Komici: Subjektit i eshte kerkuar te provoje burimet per kursimet 1 mln leke. Ajo ka shpjeguar se jetonte me prinderit dhe e ka blere me kursime te perbashketa. Sipas retalorit, subjekti ka patur burime te mjaftueshme per kursimet.

Gjyqtarja ka depozite bankare 1 mln leke; limit overdraft 75 mije leke. Ne kete llogari kane kaluar pagat dhe shperblimet. Sipas relatorit, subjekti ka qene i sakte me deklarimet e saj per likuditetet.

Sipas DSIK, Kosova eshte e pershtatshme per detyren. Vete gjyqtarja ka kerkuar rikonfirmimin ne detyre. Vendimi per te do te merret me daten 18 korrik.

***

Kosova është emëruar si anëtare e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në korrik 2014. Më parë, ajo ka punuar si gjyqtare në gjykatën e shkallës së parë për Krime të Rënda si dhe një kohë të shkurtër në Gjykatën e Elbasanit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Nertina Kosova nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Nertina Kosova nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017, pasuria e zonjës Kosova kap vlerën e 8.1 milionë lekëve.

Pasuria e saj përbëhet nga një apartament banimi në Tiranë, e blerë pjesërisht me kredi në vlerën e 6 milionë lekëve, likuiditete në bankë në vlerën e 1.7 milionë lekëve si dhe kursime në cash në vlerën e rreth 3.9 milionë lekëve.

Të ardhurat e gjyqtares Nertina Kosova përbëhen kryesisht nga paga dhe shpërblimet për shkak të funksionit, të cilat zënë rreth 91 për qind të totalit që kap vlerën e 19.8 milionë lekëve për të gjitha vitet e deklarimit. Të ardhurat e familjarëve përbëjnë 5 për qind, ato nga shitja e pasurisë së paluajtshme 0.9 për qind si dhe të ardhurat e fituara si eksperte dhe nga interesat bankare zënë së bashku 2.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat vetëm njëra rezultoi me probleme.

Në deklaratën e vitit 2006, Znj. Kosova ka deklaruar blerjen e një apartamenti me vlerë 6 milionë lekë dhe me burim një kredi bankare në vlerën e 5 milionë lekëve. Analiza e kryer nga BIRN tregon se gjyqtarja ka pasur mungesë të ardhurash për blerjen e kësaj pasurie në vlerën e 613 594 lekëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hahn për Maqedoninë: Integrimi kërkon bashkim kombëtar dhe konsensus europian
Previous article Ylli i Barcelonës ndryshon nënshtetësi, detyrohet nga rregullat e UEFA-s

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT