• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTINGU/ Kryetarja e Apelit: Do bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen
Home
Breaking News

VETTINGU/ Kryetarja e Apelit: Do bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen

30 October, 2017 Redaktor2 Breaking News

Kryetarja e Kolegjit të Apelimit, Natasha Mulaj, iu ka premtuar të gjithë qytetarëve se do të bëhet drejtësi dhe do të marrë fund epoka e të korruptuarve. Nga ish-godina “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve”, ku u inaugurua godina e Vettingut, Mulaj deklaroi se do të fitohet besimi i qytetarëve te drejtësia dhe do të bëhet drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen.

Sipas saj, nuk ka një qytetar që të mos ketë një eksperiencë të hidhur me drejtësinë, duke theksuar se shumë shpejt do të bëhet ndryshimi epokal.

“Për shkak të eksperiencave të hidhura në përballje me drejtësinë e kanë dëmtuar shumë besimin te institucionet. Është fakt se pa pastruar radhët tona dhe pa konfirmuar para publikut se jemi ndarë nga korrupsioni.

Do të ishte e pamundur të rifillojmë përmbushjen e një prej betejave tonë më madhore atë të bindjes te publiku se edhe drejtësia shqiptare është e drejtë. Të gjithë kanë pasur të paktën një eksperiencë të hidhur në drejtësi, duke krijuar kështu bindjen se duhet të jesh i pasur për ta pasur atë.

Ne jemi këtu për të provuar se shumë shpejt do të bëjmë ndryshimin epokal, që do të jetë shumë i vështirë. Transparenca dhe përçimi i saj te publiku është një dimension ekzistencial i punës sonë. Nëse nuk do arrijmë të rrisim besimin e qytetarëve te drejtësia ne nuk do të mund të përmbushim misionin tonë.

Për këtë kemi nevojë për mbështetje. ‘Të bëhet drejtësi, edhe nëse qielli përmbyset’. Ne duhet të bëjmë detyrën tonë në emër të Shqipërisë së drejtë e të ndershme, të bëjmë drejtësi edhe sikur qiejt të përmbysen”, deklaroi Mulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputetja e LSI: Rama më ftuar në PS, nuk kam pranuar
Previous article Ideja më e keqe e veshjes për Halloween? Babai i veshur si sulmues i ISIS-it ndez panik në qendrën tregtare përplot me njerëz

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT