• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë, Iliba Bezati

1 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbysi raportet negative të institucioneve ndihmëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Nga Edmond Hoxhaj

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK njoftoi të hënën vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Ndërkohë, raporti i dytë i DSIK-së, sipas të cilit Bezati ishte e papërshtatshme, u rrëzua nga KPK që në seancë dëgjimore.

“Nuk rezultuan fakte apo rrethana që të mbështesin konkluzionet  e DSIK,’ tha në seancë relatori Lulzim Hamitaj.

Bezati vetë tha se dakordësohej me “pjesën dërrmuese” të gjetjeve të Komisionit dhe kërkoi mirëkuptim për pasaktësitë në deklarime në vitet e para, duke pretenduar mungesë informacioni mbi mënyrën se si këto deklarime duhej të plotësoheshin.

Iliba Bezati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1998 dhe ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës deri në vitin 2005. Ajo punon si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Vlorës prej 15 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Nga sot deri më 15 mars hyjnë në fuqi masat e reja në Kakavijë, ndryshon orari dhe numri i qytetarëve që do lejohen. Ja çfarë parashikohet
Previous article KRIJIMI I PASAPORTËS COVID/ Presidenti Vuçiç: E turpshme! Kjo ide është pa kuptim dhe anti-evropiane

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT