Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë Kryeprokuroren Arta Marku.
Ashtu si në seancën dëgjimore Kryeprokurorja as ditën e sotme nuk ishte e pranishme por u përfaqësua nga avokatja e saj.
Trupi gjykues shqyrtoi të gjitha dokumentacionet dhe zhvilloi një hetim të thellë administrativ në tre shtylla për subjektin e rivlerësimit.
Trupi gjykues pasi dëgjoi avokaten, në përputhje me pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 të vitit 2016 e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore. Në përfundim të këtij procesi të rivlerësimit trupi gjykues nga Genta tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin në detyrë të zonjës Arta Marku.


