• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vettingu “kap” një nga të vetët/ Shkarkohet Komisioneri Publik, Herald Saraçi
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vettingu “kap” një nga të vetët/ Shkarkohet Komisioneri Publik, Herald Saraçi

12 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Heral Saraçi, një prej anëtarëve të institucioneve të Vettingut, është i pari zyrtar që është kapur në shkelje nga vëzhguesit ndërkombëtare.

Pas disa seancave të Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që Saraçi të shkarkohet nga detyra e Komisionerit Publik të Vettingut. Në datën 9 shkurt, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka kërkuar KPK të nisë një hetim disiplinor ndaj komisionerit publik Heral Saraçi, për thyerje të disiplinës.

Pas katër seancave KPK ka vendosur shkarkimin e Saraçit për shkeljet e konstatuara nga ONM. Kjo është çështja e parë që ka marrë në shqyrtim Kolegji i Posaçëm i Apelimit që prej ngritjes së tij, qershorin e vitit te kaluar, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Kreu i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Sokol Çomo deklaroi se Saraçi nuk përmbushi detyrën sipas ligjit.

“Z.Saraçi nuk njoftoi se dy ditë ishte sëmurë. Kjo është sjellje e papranueshme. Me veprimet e mos veprimet e tij s’ka përmbushur detyrën. Ka shkaktuar vonesa e zvarritje të pajustifikuara në ushtrimin e funksionit. Saraçi ka kryer disa shkelje, vonesa e zvarritje të pajustifikuara. Këto sjellje janë të rënda e të rrezikshme”, ka thënë Çomo.

Saraçi: Vendimi i padrejtë, do e ankimoj
Heral Saraçi ka deklaruar se vendimi i Kolegjit të Apelimit ndaj tij është i padrejtë. Ai ka paralajmëruar se do ankimojë vendimin e Kolegjit të Apelimit. “Vendimi për shkarkimin tim është i padrejtë. Nuk kam shkelur asnjë ligj. Vendimin do ta ankimoj”, ka deklaruar Saraçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ky është sekreti i të qenët kreativ sipas shkencës
Previous article City dhe 2 italiane, ja skedina e ekspertit për sot (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT