• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU I PERJASHTOI nga Sistemi i Drejtësisë/ Çifti Rovena Gashi- Dritan Gina shohin një ëndërr sikur rikthehen!
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU I PERJASHTOI nga Sistemi i Drejtësisë/ Çifti Rovena Gashi- Dritan Gina shohin një ëndërr sikur rikthehen!

9 November, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pothuajse të gjithë të përjashtuarit nga reforma e drejtësisë, janë të pakënaqur, sepse gjithkush brenda vetes ose ndihet i pafajshëm, ose ndihet viktimë e nje procesi që nuk i dha mundësinë të justifikojnë pastërtinë e tyre jo vetëm pasurore, por edhe profesionale dhe atë të figurës.
Por, pothuajse të gjithë nga ana tjetër e kanë pranuar në heshtje vendimin dhe po mundohen të shohin përpara, ose po punojnë në heshtje për të gjetur hapësira ligjore për të rikuperuar pasojën e vendimeve të mara. 
Por, si gjithmonë ka edhe përjashtime nga rasti, që në fund të fundit shërbejnë veç të tjerash edhe si shembuj për ta vërtetuar atë. Të tillë duket se janë çifti i famshëm i prokurorëve Rovena Gashi, “de facto” ish Nr. 2 i Prokurorisë së Përgjithshme por “de jure” ish drejtoresha e drejtorisë së marrëdhenieve juridiksionale me jashtë dhe e dekriminalizimit, si dhe bashkëshorti i saj Dritan Gina, ish Kryeprokuror i Elbasanit. 
Disa media kanë shpërndarë lajmin se çifti më pranë ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla, ka fituar gjyqin kundër Kryeprokurores Arta Marku, “për pezullimin nga detyra” deri në përfundim të procedimit penal që ka nisur ndaj tyre, nën një numër akuzash tejet të rënda, mes të cilave edhe për pastrim parashë dhe fshehje e mosdeklarim të një numri të madh pasurish të paluajthshme, vlera e të cilave në treg, sipas mediave, do arrinte në miliona euro. Lajmi duket i ndërtuar në një mënyrë të tillë që në pamje të parë të krijon idenë se nga momenti në moment, çifti do rikthehet sërisht në punë, madje madje pse jo në detyrat e dikurshme por këtë radhë edhe si “viktima”.
Por e gjitha është një ëndërr e bukur për çiftin, për aq kohë sa ka një vendim të KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) ose e thënë ndryshe nga “gjykata” e reformës së re në drejtësi, e cila e ka rrëzuar Rovena Gashin për shkak të problemeve të mëdha që i dolën nga hetimi për efekt “vettingu”. Për rrjedhojë e për pasojë, as bashkëshorti i saj Dritan Gina, nuk e kalon vettingun dhe nuk futen dot të dy në sistemin e drejtësisë së re. Në këto kushte, vendimi i fundit i Gjykatës Administrative është thjeshtë një subjekt ëndrre por jo një realitet që mund ti ritkhejë dy prokurorët përsëri në detyrë. 
Vendimi i marë:   

“Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurores Rovena Gashi, ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes se Shqiperise»,deri ne perfundim te hetimeve ose gjykimit te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

2) Shfuqizimin teresisht si te paligjshem te Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku «Per pezullimin nga detyra te Prokurorit Dritan Gina, ne Prokurorine prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane», deri ne perfundim te hetimeve ose te procedimit penal me Nr.577/2018 te Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

3) Pezullimin e zbatimit te Vendimit me Nr.140 date 11.05.2018 dhe Vendimit me Nr.141 date 11.05.2018 te Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme Arta Marku, deri ne perfundim te shqyrtimit, me vendim te formes se prere, te ankimit te bere nga ana e Prokuroreve Rovena Gashi dhe Dritan Gina ndaj ketyre urdherave te paligjshem. Relatori: Amarildo Laçi Dispozitivi:1.Pranimin e padisë. 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 140, datë 11.05.2018 dhe nr. 141, datë 11.05.2018 të Prokurores së Përgjithshme për pezullimin nga detyra të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.3. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur, Prokuroria e Përgjithshme.

4. Kundër vendimit mund të ushtrohet rekurs përpara Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, brenda 30 ditëve, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi të arsyetuar.Data e shpalljes:08-11-2018”, thuhet në njoftim.

E shumta që mund të fitojnë me këtë vendim, thonë juristët, është vetëm një përkëdhelje sedre dhe ndonjë rrogë deri në momentin që është marë vendimi kundër Rovena Gashit nga shkalla e parë e vettingut, KPK. Askush nuk mund të rikthehet më apo të futet në sistemin e drejtësisë së re, nëse nuk kalon vettingun,- tha burimi. Të gjitha të tjerat janë… ëndrra të një dite vjeshte!

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Frymëzuar nga histori e vërtetë"/ Danjela Toçi dhe Ardit Çuni flasin për këngën “Qaj” (VIDEO)
Previous article BOCA-RIVER PLATE/ Kupa Libertadores: “Superclasico” në shifra dhe fakte

Redaktor1

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT