• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU GODET FORT BERISHËN/ Shkarkohet ish-vartësja e Alibeajt, Eduard Halimit dhe Flamur Nokës
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU GODET FORT BERISHËN/ Shkarkohet ish-vartësja e Alibeajt, Eduard Halimit dhe Flamur Nokës

11 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vetingu djeg kryegjyqtaren e Tiranës Enkeledi Hajro, ja lidhjet e forta me pushtetin e Berishës dhe tre ish-ministra të tij

Si mos të mjaftonte shembja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, rrëzimi i ushtarit Adriatik Llalla dhe i ushtrisë në Prokurori dhe Gjykatat e Apelit, Sali Berisha ka marrë dje një tjetër go ditje të fortë nga Vetingu. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi dje të shkarkojë nga detyra kryetaren e Gjykatës së Tiranës, Enkeledi Hajro. Por pse shkarkimi i kryegjyqtares Hajro i ka dhembur shumë Sali Berishës? Hajro ka qenë vartëse e disa ish-ministrave të Sali Berishës deri në vitin 2013, kur pushteti i Berishës u shemb me votë nga shqiptarët, duke sjellë në pushtet Edi Ramën. Pas rrëzimit të Berishës dhe ministrave të tij, Enkeledi Hajro kapërceu sërish në sistemin e drejtësisë dhe jo thjesht si gjyqtare, por më pas si kryetare e Gjykatës së Tiranës.

Hajro ka mbajtur postin e drejtorit të kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 2011-2012, ku ministër Drejtësie ka qenë Eduard Halimi. Ndërsa gjatë periudhës 2012-2013 Enkeledi Hajro ka mbajtur gjithashtu postin e drejtorit të kabinetit në Ministrinë Brendshme, ku ministër i Brendshëm ka qenë Flamur Noka. Por nuk mjafton me kaq, sepse Enkeledi Hajro ka punuar pranë pushtetit të Sali Berishës që nga viti 2006, pra një vit pasi Berisha erdhi në pushtet. Në vitet 2006-2008, Hajro ka mbajtur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, ku ministër ishte Enkelejd Alibeaj. Ndërsa në vitet 2008-2011 ka punuar si Avokate Shteti për çështjet e Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Enkeledi Hajro u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve me pasurinë. “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 05.06.2019 për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeledi Hajro, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 10.06.2019 vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Enkeledi Hajro, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga z. Olsi Komici, z. Roland Ilia relator, znj. Valbona Sanxhaktari anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ndaj këtij vendimi, mund të ushtrohet ankimim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NË MERKATO/ Neymar dëshiron largimin nga PSG, projektohet shkëmbimi me…
Previous article ME PUSHIME NË TURQI/ Ami publikon video-n e ëmbël ku shfaqet me Sian (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT