• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, në “provim” për aftësinë, nesër vendimi
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Gjyqtarja e Kushtetueses Vitore Tusha kalon testin e pasurisë, në “provim” për aftësinë, nesër vendimi

4 April, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Ndryshe nga gjyqtari Fatos Lulo, i cili ra në ‘rrjetën’ e Vettingut, pasi nuk justifikonte pasurinë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasurinë e saj.

Gjyqtarja e Kushtetuese kaloi sot në procesin e Vettingut, ku në seancën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Tusha ka kaluar provën e parë atë për burimin e pasurisë së saj, ndërsa është pyetur sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Relatorët kanë provokuar gjyqtaren duke i bërë pyetje juridike mbi aftësinë profesionale dhe mbi praktikën e mosdiskriminimit në praktikën evropiane.

“Kam bërë shpjegimet e mia, nuk kam parashtrime të reja”, ka thënë gjyqtarja, duke iu përgjigjur shkurt pyetjes për diskriminimin se “është sanksionuar në Kushtetutë dhe në Konventën Evropian”. Këtu ka ndërhyrë edhe përfaqësuesi i ONM, duke i bërë gjyqtares pyetje juridike mbi të drejtat ndërkombëtare për barazinë para ligjit.

“Liria nuk është një e drejtë absolute. Ajo kufizohet kur ka dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale”, i është përgjigjur Tusha pyetjes së ONM.

Trupa gjykuese kryesohet nga Alma Faska, ndërsa gjyqtarja Tusha mbrohet nga avokati Arben Llanaj. Relatorja Valbona Sanxhaktari ka deklaruar se ILDKP raportoi se pasuria e gjyqtares justifikohej me burime të ligjshme. Në këtë mënyrë, gjyqtarja Vitore Tusha ka rezultuar e pastër në pasuri nga verifikimet e KPK, por është pyetur nga relatorët lidhur me aftësinë e saj profesionale.

Pak ditë më parë Vetingu “dogji” gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa argumenti i tij se ia kishte dhuruar motra nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Pritet që gjyqtari i radhës, i cili të kalojë përpara KPK-së të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Deputeti i PD për Ramën: ‘Dhjaksi’ ka shumë etje për pushtet, kur ndjen kërcënimin humb çdo arsye
Previous article INES POHL/ 50 vjet më parë u vra Martin Luther King - Përse kemi nevojë për heronj

Redaktor2

Postime të ngjashme

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes Aktualitet

DOSJA “PARTIZANI”/ Zbardhen debatet në gjyq mes Oketës dhe SPAK: Klubi nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën Aktualitet

50 MILIONË EURO MASHTRIME ME CALL CENTER/ Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT