Ndërsa procesi i “pastrimit të drejtësisë, vijon ende, duket se numri i prokurorëve e gjykatësve që ngecin në rrjetën e madhe të Vettingut e që kalojnë duke u rikonfirmuar, shtohet dita ditës.
Kjo javë ka pasur një ngjeshje në kalendar, ku pesë prokurorë e gjyqtarë kanë kaluar në filtrat e Vettingut. Kujtojmë se më datë 20 korrik Rovena Gashi do të kalojë në “sitë”.
Çifti i prokurorëve, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë dërguar anikimim në Gjykatën e Strasburgut kundër procedurave të ligjore të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) në hetimin e figurës së tyre, pas dokumentave që AlpeNews.al bëri publike.
Kanë kaluar “Vettingun”:
Nertila Kosova
Është konfirmuar në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Nertina Kosova.Vendimi u dha tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Trupa gjykuese përbëhej nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici.Dje ishte seanca dëgjimore ku u konstatua se gjyqtarja nuk ka deklarim të rremë të pasurisë apo konflikt interesi.
Nertina Kosova ka deklaruar apartament banimi 120 m2 në ‘Don Bosko’ të blerë me kredi bankare dhe 1 milion lekë kursime.
Prokurori i Tiranës, Kostaq Beluri ka dalë ditën e djeshme përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku është vënë në dijeni edhe të raportit të gjashtë shtyllave të Vetingut.
Ai është ri-konfirmuar në detyrë nga Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Mbi bazën e deklaratës së relatorit, Prokurori Beluri nuk ka kryer deklarim të rremë të të dhënave pasurore, ILDKPI ka raportuar se Beluri ka bërë deklarim të saktë të pasurisë së tij.
Vitore Tusha
Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha ka kaluar me sukses vetting-un.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KLP) vendosi konfirmimin në detyrë të gjyqtares Vitore Tusha, pasi është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë.
“Vitore Tusha është figurë e pastër dhe e përshtatshme për sistemin e drejtësisë dhe kalon procesin e vettingut ”- tha kryetarja e KLP.
Fatjona Memçaj
Fatjona Memçaj është prokurorja e parë që kalon vettingun.
Prokurorja deklaroi një apartament 96 m2 më vlerë 27 mijë dollarë, automjet dhe motor Vespa dhe llogaritë bankare. Sipas drejtorisë së informacionit të klasifikuar, prokurorja nuk ka asnjë problem.
Manjola Xhaxho:
Xhaxho është gjyqtare në Gjykatën e Tiranës dhe gjithashtu kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Gjyqtarja nuk ka probleme me integritetin e figures. “Per gjyqtaren ka vetem dy ankesa, por ne asnjeren prej tyre nuk ka patur shkelje ligjore si dhe nuk ka asnje mase disiplinore”.
Këto ishin fjalët kur gjyqtarja u rikonfirmua në detyrë.
Dritan Prençi:
Dritan Prençi e ka filluar karrierën e tij në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në rrethin e Tropojës. Ai ka shërbyer për disa vite si prokuror dhe drejtues prokurorie në Tropojë, Kukës dhe Kurbin përpara se të emërohej në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Prençi është gjithashtu kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Edmond Islamaj:
Edmond Islamaj ka një karrierë 25 vjeçare në sistemin gjyqësor shqiptar dhe është anëtari i parë i Gjykatës së Lartë që u përball me procesin e vetingut.
Por kundër këtij vendimi dhënë për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, ka dalë Komisionieri Publik, i cili ka bërë ankimim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Anila Leka:
Prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.
Kështu, ka kaluar me sukses filtrat e Vettingut. Pas këtij vendimi të KPK-së, Leka rikonfirmohet në detyrë.
Gjyqtarja Marçela Shehu, ka kaluar me sukses “sitën” e Vettingut dhe është konfirmuar në detyrë.KPK ka mbajtur seancën sot dhe ka thënë se Shehu është një figurë e pastër.
Po ashtu, janë rikonfirmuar në detyrë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Fatjona Memçaj, prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë.
Dhanë dorëheqjen, i ndërpritet Vettingu
Brunilda Kasmi, gjyqtarja e dhomës civile të Tiranës
Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat
Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë
Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë
Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë
Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë
Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë
Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm
Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Nuk kanë kaluar “Vettingun”:
Arben Nela
Arben Nela prokuror në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë ka dalë sot përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tre kriteret bazë të Vettingut pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale.
Nela është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë çfarë e bën pjesë të listës prioritare. KPK ka evidentuar se prokurori Nela, në bazë të raportit të servirur nga ILDKPIK, ka bërë deklarim të pasaktë pasurie si dhe nuk ka burime të ligjshme.
Gjyqtari i Lartë Artan Zeneli nuk e kaloi Vetting-un. Ai është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Gjyqtari nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit, madje as avokati i tij.
Nga koha kur iu rikthye sistemit të drejtësisë, deri sa doli para Vetting-ut, Artan Zeneli, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, ka shtuar gati dyfish pasurinë e tij. Në 10 vite ai ka siguruar pothuajse 50 milionë lekë të reja pasuri, të cilat në deklarimet e tij shpjegon se i ka siguruar nga paga e bashkëshortes, pjesën më të madhe, të ardhurat si gjyqtar dhe të ardhura nga qiratë.
KPK shkarkon nga detyra anëtarin e Gjykatës së Lartë, Tom Ndreca. Ky i fundit ishte javën që shkoi në seancë dëgjimore dhe kishte probleme me deklarimin e pasurisë dhe integritetin e figurës.
Sipas KPK-së, Ndreca nuk ka deklaruar disa pasuri të luajtshme, si edhe nuk justifikon një shumë kursimesh prej 1.5 milionë lekësh.
Gjithashtu, KPK ka vlerësuar se Ndreca ka fshehur kontaktet me kunatin e tij, i cili është arrestuar në flagrancë me një sasi të vogël kanabis sativa dhe është liruar pasi nuk është provuar nga Prokuroria e Shkodrës se 6 kg e kanabisit të gjetura në banesën pas arrestimit i përkisnin atij.
KPK-ja vendos te shkarkoje nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari. Ky i fundit pati probleme, sipas KPK-së, për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës.
Trupa gjykuese vlerësoi se gjyqtari Dizdari ka kontakte të papërshtatshme dhe probleme me pasurinë. E para ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”.
Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.
Sipas KPK-së, gjyqtari Dizdari ka udhëtuar disa herë jashtë vendit me automjetin e nipit të tij, bazuar në të dhënat e sistemit TIMS.
Fatos Lulo:
Fatos Lulo u rrezua pak jave me pare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka kaluar Vettingun për shkak se nuk mund të justifikonte pasurinë e tij. Në përfundim të vlerësimit të gjykatësit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi gjykatësin nga detyra për shkak të pasurisë së tij.
Gjykatësi Fatos Lulo nuk arriti të justifikojë 480 mijë dollarë me të cilat do të blinte një shtëpi në Kanada dhe 100 mijë euro. Të dyja këto shuma, gjykatësi pretendoi se ia kishte marrë të motrës hua apo si dhuratë.
Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, që “ngeci” në Vetting.
Fatmir Hoxha:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për gjyqtarin Fatmir Hoxha, duke e shkarkuar nga detyra, si pasojë e mos justifikimit të pasurisë.
Gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha nuk e justifikon pasurinë e tij. Ky ka qenë konstatimi i Komisionit i Pavarur i Kualifikimit lidhur me burimet e pasurisë për blerjen e një apartamenti me vlerë 140 mijë euro.
Besim Trezhnjeva shkarkohet nga detyra si pasojë e mos kalimit të vetingut.
Nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rezultuar se gjyqtari Trezhnjeva ka gënjyer për një kredi prej 50 mijë euro për të blerë apartament.
Sipas dokumenteve të KPK, rezulton se kredia ka kaluar në llogari të një kompanie ndërtimi në Durrës.
Besa Nikëhasani ishte prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se ajo nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori që në mbledhjen e parë të saj.
Besa Nikëhasani është prokurorja e parë e cila mbeti në vlerësimin nga KPK pas gjyqytarëve Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, të cilët nuk e kanë kaluar vettingun për shkak të mos justifikimit të pasurisë.
/AlpeNews.al