• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU E LË ME DY GJYQTARË/ Gjykata e Laçit ngre alarmin “SOS”: Nuk formohet trupa
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU E LË ME DY GJYQTARË/ Gjykata e Laçit ngre alarmin “SOS”: Nuk formohet trupa

19 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas Prokurorisë së Pukës e cila kishte mbetur vetëm me një hetues, është Gjykata e Kurbinit e cila ngre alarmin SOS për pamundësi për të funksionuar për shkak se mungojnë gjyqtarët.

Report TV ka mundur të lexojë një dokument që kreu i komanduar i kësaj gjykate Ded Demiri i ka bërë KLGJ-së duke kërkuar zgjidhjen e situatës së krijuar prej afro 3 muajsh.

Për shkak të efekteve të vettingut me shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni, gjykata e cila më parë ka qenë me tre gjyqtarë sot ka përfunduar me Ded Demirin dhe Aurel Arapin.

Në pikën 3 të nenit 18 të ligjit për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë thuhet “Degët e përhershme të gjykatës përbëhen nga jo më pak se tre gjyqtarë. Secili prej tyre duhet të ketë një numër mesatar të çështjeve gjyqësore në vit jo më të ulët se sa numri mesatar i çështjeve gjyqësore për gjyqtar në vit në të njëjtën shkallë gjykimi në Shqipëri në tri vitet e fundit”.

Një tjetër kusht për të funksionuar një gjykatë është edhe neni 13 i kodit të procedurës penale, i cili detyron praninë e tre gjyqtarëve, por në Kurbin e cila përfshin bashkinë e Laçit dhe rrethinat, kjo nuk funksionon.

Sipas këtij neni thuhet “Gjykatat e rretheve gjyqësore gjykojnë me një gjyqtar veprat penale, për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose me burgim në maksimum jo më shumë se 10 vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë’’.

Deri më tani kjo situatë sipas burimeve për Report TV është zgjidhur me delegime gjyqtarësh për çdo cështje ku rezulton se vetëm nga Tirana në Laç kanë shërbyer 6 gjyqtarë në dy muaj.

Kjo situatë sqaruan burimet ka pamundësuar vazhdimësinë, ka rritur kostot dhe është bërë shkak për shtyrjen deri në dështimin e mbi 50 seancave.

Ditën e hënë pritet që KLGj të dalë me një vendim ku do të komandojë për 1 vit një gjyqtarë në Laç deri në zgjidhjen e ngërçit të emërimeve, kompetencë të cilën ky këshill nuk e gëzon si edhe KLP-ja me prokurorët pasi është shfuqizuar nga kushtetuesja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NOCTURN"/ Bamir Topi rrëfen takimin me Ramiz Alinë: Çfarë më tha për Berishën në 2009, unë nuk u ndjeva mirë dhe…
Previous article "JAM NJERIU MË ME FAT NË BOTË"/ Ariana Fejzullahu feston ditëlindjen ndërsa Ermali i bën urimin special (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT