• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ 44 milion lek të ardhura nga qiraja për 5 vite dhe 50 mijë euro dhuratë pas martese. Prokurori i Korçës Gentian Stroja sot në seancë dëgjimore
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ 44 milion lek të ardhura nga qiraja për 5 vite dhe 50 mijë euro dhuratë pas martese. Prokurori i Korçës Gentian Stroja sot në seancë dëgjimore

4 June, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokurori Gentian Stoja i Prokurorisë së Korçës do të përballet të premten më 4 qershor në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e tij të vetingut përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.

Gentian Stoja e ka nisur karrierën në vitin 2000 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai është emëruar prokuror në vitin 2009 dhe prej asaj kohe vazhdon ta ushtrojë funksionin pranë Prokurorisë së Rrethit Korçë. Aktualisht, Stoja është në garë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, Stoja deklaronte pasuri me vlerë 262 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2015, pasuria familjare kap vlerën e 11.3 milionë lekëve.

Në fund të vitit 2015, prokurori Stoja zotëronte familjarisht një apartament me vlerë 2.8 milionë lekë në qytetin e Korçës, likujditete në cash prej 7.5 milionë lekësh, një automjet me vlerë 700 mijë lekë dhe likujditete bankare prej 260 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 19.4 milionë lekë, nga të cilat 50% burojnë nga dhuratat e bëra nga familjarët, 40% nga paga e Z. Stoja, rreth 6% të ardhura nga qiratë dhe 1.8% nga shitja e pasurisë së luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 8 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Subjekti Gentian Stoja ka një ndërprerje të deklarimeve nga viti 2004 deri në vitin 2009. Në deklaratën fillestare të vitit 2009, subjekti deklaron të ketë kursime në cash me vlerë  15,000 euro, ndërsa bashkëshortja e tij deklaron kursime nga prindërit nga të ardhurat e qirasë së një apartamenti në vlerën 4,444,000 lekë si dhe  50,000 euro të dhuruara nga prindërit dhe motra në formë cash me rastin e martesës.

Në vitin 2011, subjekti deklaron shtesë apartament banimi, i fituar me kontratë dhurimi nga prindërit me vlerë 2.8 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË SHBA/ Djali 12-vjeçar dhe vajza 14-vjeçare rrëmbejnë armët dhe sulmojnë policinë, plagoset e mitura (VIDEO)
Previous article LISTA/ 182 milionë euro investime buxhetore në 4-mujor, PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia më të financuarat

Delo.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT