• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETTING-u NË POLICI/ Maqedonia GATI për të filluar procedurën e njëjtë si SHQIPËRIA
Home
Rajon

VETTING-u NË POLICI/ Maqedonia GATI për të filluar procedurën e njëjtë si SHQIPËRIA

27 June, 2018 g.autor Rajon

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj priti sot një delegacion nga MPB-ja e Maqedonisë, kryesuar nga zv.ministri Agim Nuhiu.

Takimi ishte me kërkesë të palës maqedonase, për njohjen me detajet e ligjit për “Vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe SHÇBA” ose i njohur ndryshe si Vetting-u.

Hodaj bëri një prezantim të gjithë hapave të ndërmarrë për nisjen e procesit të Vetting-ut dhe ecurinë aktuale. Ai theksoi se ky proces erdhi si domosdoshmëri për t’u bashkëngjitur gjyqtarëve dhe prokurorëve me integritet, punonjës policie me të njëjtat standarde. Ai nënvizoi se ky ligj në vetvete nuk ka qëllim të jetë një ‘fshesë’, por ka në fokus promovimin e pjesës së shëndoshë të Policisë së Shtetit.

Nga ana tjetër ministri Nuhiu përgëzoi homologun shqiptar për hapat e ndërmarrë në këtë proces. Ai deklaroi se është arritur një kompromis në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe kërkohet që të nisë procesi i Vetting-ut.

Z.Nuhiu u njoh me mekanizmat e ligjit dhe ndihmën e ekipit të ekspertëve që bënë të mundur hartimin e tij. Duke qëndruar te Vetting-u, zv.ministri Nuhiu deklaroi se fillimisht ky proces do të nisë në polici dhe më pas do të vijojë edhe në gjyqësor.

Hodaj deklaroi se në procesin e Vetting-ut një rol të rëndësishëm kanë pasur asistencën ndërkombëtare nga misionet ICITAP dhe PAMECA.

Ai i sugjeroi homologut maqedonas bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, si një garanci për reflektimin e standarteve ndërkombëtare të fushës dhe paanshmëri e besueshmëri të vetë procesit dhe rezultateve të tij.

E pranishme në takim ishte edhe Drejtoresha e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Anila Trimi, e cila e njohu palën maqedonase mbi punën e shërbimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Prekëse: Djali i verbër dhe i shurdhër përjeton emocionet e botërorit (VIDEO)
Previous article Jorge Valdano: Lewandowski nuk do të shkojë kurrë te Real Madrid

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT