• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VETTING”-u drejt rrugës/ 60 GJYQTARËT që do të hyjnë në “sitën” e HETIMIT dhe jo vetëm
Home
Aktualitet
Drejtësi

“VETTING”-u drejt rrugës/ 60 GJYQTARËT që do të hyjnë në “sitën” e HETIMIT dhe jo vetëm

12 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Vettingu pritet të sjellë së shpejti rezultatet e para.

***

Katër trupa gjyqësore kanë përfunduar kontrollin ndaj së paku 60 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët do të njoftohen me anë të postës elektronike nëse e kanë kaluar, apo jo vettingun.

Ky relacion pritet t’u përcillet të kontrolluarve, që më pas kanë të drejtë të përgatiten dhe të mbrohen në seancat dëgjimore që do të zhvillohen me dyer të hapura.

Vetëm pas këtij procesi, Komisionit i Pavarur i Kualfikimit ka të drejtë të shpallë vendimin. Por, verifikimi i pasurive, i pastërtisë së figurës dhe i aftësive është në fakt një çështje administrative që përfshin pastrimin e drejtësisë.

Vettingu nuk është një çështje penale që do të sillte arrestime gjyqtarësh, apo prokurorësh në rastet kur ata do të konstatohen me pasuri dhe lidhje të dyshimta.

Në këtë hetim administrativ tre janë vlerësimet që propozohen për gjyqtarët dhe prokurorët, që po rivlerësohen dhe që janë, “i papërshtatshëm, i aftë dhe me mangësi”.

Por, rezultatet për njerëzit e parë që janë kontrolluar nuk bëhen publike, pasi ruhen të dhënat personale. Megjithatë, burimet thonë se të parët që kanë kaluar në sitën e vettingut janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë dhe anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Brenda pesë ditëve secilit prej tyre duhet t’i vendoset në dispozicion raporti i Komisionit të Pavarur të Kualfikimit. Sipas parashikimeve ligjore barra e provës më tej i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët do të dalin në seancë dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të procesit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të shpallë brenda 30 ditëve nëse gjyqtari dhe prokurori që po rivlerësohet, a do të qëndrojë në sistem, apo do të largohet?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA NË ‘97/ Matilda 14-vjeç u vra në oborrin e shtëpisë, familja padit policinë. Ja çfarë kërkon
Previous article 13 vjet shoqëri, ja kush është “shoku i shpirtit” për Stresin (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave Aktualitet

DETAJET E PARA/ SPAK dhe Policia e Shtetit, megaoperacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime serioze në trup dhe kokë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT