• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTING I PEDAGOGËVE/ Çfarë do të ndodhë me rektorin Koni, pronarin e rezidencës tek TEG dhe 4…
Home
Breaking News

VETTING I PEDAGOGËVE/ Çfarë do të ndodhë me rektorin Koni, pronarin e rezidencës tek TEG dhe 4…

8 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Vetingu i pedagogëve ishte një prej kërkesave kryesore të studentëve, në protestat e tyre të muajit dhjetor.

Procesi ka nisur, me verifikimin e CV, ndërsa një grup pune është duke u mbledhur për të shqyrtuar brenda pak muajve të ardhshëm të gjithë titujt akademik, duke vlerësuar nëse ata janë të rregullt apo të plagjiarizuar.

Megjithatë, ende nuk ka një procedurë që përqendrohet tek pasuria e pashpjegueshme e rektorëve apo disa prej pedagogëve, që ndër vite kanë përfituar nga boshllëqet e sistemit për të vënë një pasuri përrallore.

Njëri prej tyre është Mynyr Koni, i cili ndër vite ka akumuluar prona të patundshme që nuk shpjegohen dot me pagën e tij prej 1,5 milionë Lekë të vjetra, si rektor e pedagog, e as nga fitimet 15 milionë lekë të vjetra në vit (rreth 1,2 në muaj), nga aktiviteti i bashkëshortes si farmaciste.

Midis pasurive të Konit, figurojnë plot 5 banesa. Më luksozja prej tyre, një vilë në kompleksin rezidencial pranë TEG, me sipërfaqe banimi 219 metra katror dhe me një çmim të deklaruar prej 160 mijë eurosh.

Më pas vijnë një shtëpi 58 metra katror në Tiranë, një tjetër 90 metra katror në Tiranë me vlerë 72 mijë euro, një apartament të katërt me vlerë 75 mijë euro me sipërfaqe 93 metra katror në Tiranë.

Gjithashtu në pronësinë e familjes Koni është një farmaci në Tiranë, si dhe tre hektarë tokë, në Maminas, pranë Shijakut.

Vetë rektori deklaron të paktën gjashtë burime të ardhurash, si dhe 7-8 llogari bankare, në të cilat janë të depozituara shuma të rëndësishme parash.

Midis pronave të patundshme, tokave, farmacisë dhe të ardhurave në sistemin bankar, asetet e familjes Koni tejkalojnë lehtësisht 1 milionë eurot dhe këtu bëhet fjalë vetëm për asetet e deklaruara.

Duke llogaritur të ardhurat e rektorit dhe gruas së tij së bashku, prej rreth 25 mijë eurosh në vit për vitin 2016, familjes Koni do t’i duheshin plot 40 vjet rrogë, pa shpenzuar asnjë qindarkë për ushqim, që të arrinin të grumbullonin 1 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARAZIMI 1-1 ME GENOAN/ Ancelotti: Po luajtëm kështu ndaj "Topçinjtë", na presin...
Previous article DEKLARATA PËR KORET RACISTE NDAJ KEAN/ Bonucci në “kundërsulm”: Kjo gjë është skandaloze, nuk tolerohet...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT