• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTING GJYQTARIT ISLAMAJ/ Ja pasuria e tij, nga vilat buzë detit dhe pronat dhuratë
Home
Breaking News

VETTING GJYQTARIT ISLAMAJ/ Ja pasuria e tij, nga vilat buzë detit dhe pronat dhuratë

2 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kosa e Vetingut i afrohet Gjykatës së Lartë, e njohur si shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në e Shqipëri dhe që për disa dekada ka patur juridiksionin fillestar për gjykimin e akuzave penale kundër funksionarëve shtetërorë, duke përfshirë presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe gjyqtarët e niveleve më të larta të sistemit.

Pas skanimit dhe për rrjedhojë mbylljes së Gjykatës Kushtetuese, skanerit të trefishtë të Vetingut do t’i nënshtrohen anëtarët e Gjykatës së Lartë, duke nisur që nga java që vjen. Anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ditën e martë, në datën 5 qershor, do të paraqitet para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit mbi ligjshmërinë e pasurisë së tij, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Islamaj do të paraqitet para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo). Gjatë kësaj seance, trupa gjykuese, bazuar në një raport të hartuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe në një hetim më të thelluar nga njerëzit e Vetingut, në bashkëpunim me përfaqësues të SHBA-BE, do të japin një sinjal të qartë nëse pasuria e Edmond Islamajt është apo jo e justifikuar. Ky konkluzion do të jetë përcaktues për fatin e gjyqtarit nëse do të përjashtohet drejtësia apo do të konfirmohet në detyrë.

Pasuria e Edmond Islamajt
Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili do të dalë ditën e martë para Komisionit të Vetingut. Gjyqtari Edmond Islamaj, në deklaratën e fundit të pasurisë, e cila i përket vitit 2017, deklaron se prindërit e bashkëjetueses u kanë dhuruar fëmijëve të tij një truall dhe banesë në Durrës, me sipërfaqe 106 m6.

Gjithashtu, anëtari i Gjykatës së Lartë thotë se, po gjatë vitit 2017, ai ka marrë si dhuratë nga prindërit e tij një apartament banimi në Durrës, me sipërfaqe 81 m2. Gjatë vitit që lamë pas, Islamaj deklaron para cash 100 000 lekë, 1 mijë euro si dhe pagën si gjyqtar 1 559 752 lekë.

Bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, deklaron pakësimin e llogarisë në Credins Bank në vlerën 3 500 euro, të ardhura nga paga pranë Autoritetit Portual Durrës, 821 337 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e ambientit për periudhën qershor-dhjetor 2017, 148 750 lekë.

Më parë, bashkëjetuesja e tij, Sonila Toska, ka deklaruar blerjen e një toke kullotë me sipërfaqe 1000 m2 në Kavajë, me vlerë 137 000 lekë. Ndërkaq, në vitin 2014, deklarojnë të ardhura nga shitje e autoveturës “Land Rover”, me vlerë 20 000 euro.

Edhe dy prokurorë nën kontroll
Po gjatë javës që vjen, me rezultatet e Vetingut do të njihen edhe dy prokurorë. Ata janë Dritan Prençi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme. Anila Leka do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu, ndërsa Dritan Prençi do të dalë para trupës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.

Dritan Prençi është pjesë e hetuesve të dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Gjithashtu, Prençi është prokuror dhe në dosjen e vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi. Ai është emëruar prokuror te Krimet e Rënda në kohën e Adriatik Llallës.

Sa i takon pasurisë, Dritan Prençi deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 78 m2, 31 204 euro, blerë në vitin 2008, me kredi bankare, ndërsa ka marrë certifikatën e pronësisë në vitin 2011. Sa i takon të ardhurave, Dritan Prençi deklaron 1 383 540 lekë pagën dhe shpërblime si dhe 408 000 lekë të ardhura të bashkëshortes nga paga si Infermiere pranë QSUT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan godet në merkato, merr futbollistin e Bayern Mynihut
Previous article Roberto Mancini optimist/ Pas një viti edhe ne si Franca

Ina.Autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre Aktualitet

EMRAT/ Babë e bir “kokat” e grupit që shiste drogë pranë shkollave në Tiranë, baza lokali i tyre

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato Aktualitet

AFERA ‘5D’/ Apeli i GJKKO liron ish-drejtorin e IMT-së, Mariglen Qato

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun! Aktualitet

KËRKOJNË LIRIMIN E TË SHOQËRUARVE/ Potestuesit thirrje në kor para Policisë së Tiranës: Arrestoni Ballukun!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT