• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETOJA PËR MAQEDONINË E VERIUT/ Kryeministri bullgar: Po punohet , por nëse s’ka stabilitet në Ballkan, s’kemi arritur asgjë
Home
Rajon

VETOJA PËR MAQEDONINË E VERIUT/ Kryeministri bullgar: Po punohet , por nëse s’ka stabilitet në Ballkan, s’kemi arritur asgjë

16 April, 2022 s.autor Rajon

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov këtë të shtunë, ka qëndruar në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut, nga ku ka theksuar nevojën për raportet të mira ndër fqinjësore, jo vetëm mes këtyre dy shteteve, por edhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për kontestin mes dy vendeve që ka të bëjë me të kaluarën historike si dhe me respektimin e të drejtave të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut, Petkov tha se dy qeveritë po punojnë në mënyrë intensive për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

Arritja e një zgjidhjeje do të mundësohet heqjen e vetos bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veto që është vendosur në nëntor të vitit 2020.

“Nëse nuk kemi paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe nëse nuk mund të heqim kufijtë, nëse bizneset nuk mund të punojnë në të dyja anët, nëse njerëzit nuk mund të kenë një vizion të përgjithshëm se së bashku mund të bëjnë më shumë, ne nuk do të arrijmë asgjë”, deklaroi Petkov, pas hapjes së Qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit.

Vetoja për Maqedoninë e Veriut?/ Kryeministri bullgar: Po punohet , por nëse s’ka stabilitet në Ballkan, s’kemi arritur asgjëPor, Petkov ka mohuar që për momentin të ketë ndonjë draft-marrëveshje, siç kishte deklaruar shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, i cili të mërkurën më 13 prill tha se Maqedonia e Veriut pajtohet me një dokument për zgjidhjen e kontestit dhe se pret përgjigje nga pala bullgare, por pa dhënë detaje se për çfarë propozimi bëhet fjalë.
Prononcimet e tilla kishin bërë që kryeministri bullgar Petkov të kërcënohet nga partitë e koalicionit me largim nga Qeveria bullgare nëse ai arrin ndonjë marrëveshje pa pëlqimin e gjitha partive.

Në këtë kuadër, ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, që e partitë së Slavi Trifunovit, “Ka një popull të tillë”, ka deklaruar nuk është optimiste për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian nga Franca.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU KA URREJTJE TË LULËZOJË..."/ Nikolla uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve
Previous article PARADOKSET E SANKSIONEVE/ Gazprom vijon të furnizojë me gaz Europën përmes Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT