• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU NË POLITIKË/ Zëri i Amerikës: Venecia, kundër propozimeve të PD
Home
Politikë

VETINGU NË POLITIKË/ Zëri i Amerikës: Venecia, kundër propozimeve të PD

14 December, 2018 Isa.Autor Breaking News, Politikë

Komisioni i Venecias rrëzoi sot ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Demokratike për proçesin e verifikimit të politikanëve dhe lidhjeve të tyre me krimin.

 

Në opinionin e miratuar sot Komisioni konstaton se propozimet “nuk kanë arritur të ofrojnë udhëzime dhe masa mbrojtëse të përshtatshme për një proçes të tillë të ndjeshëm dhe mund të çojnë lehtësisht në shpërdorim të pushtetit”, shpjegon deklarata zyrtare e lëshuar pas miratimit të opinionit.

 

“Duke pranuar synimin e përligjur për të larguar ata që bien ndesh me ligjin dhe ndikimin e tyre nga qeverisja dhe jeta politike, Komisioni i Venecias shpreh shqetësimin se mungesa e qartësisë ligjore dhe sigurisë lidhur me fushëveprimin dhe zbatimin e procedurës së propozuar të verifikimit mund të çojë në implikime të rënda për të drejtat e atyre që janë subjekt i saj”, shpjegohet në deklaratë, duke shtuar se “opinioni vë në dukje se nuk është e qartë se kush do të jetë përgjegjës për verifikimin dhe nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose i pavarur. Nuk ka qartësi ligjore nëse skualifikimi duhet të jetë i përhershëm ose i kufizuar dhe nuk ka garanci për të siguruar se procesi mund të mos përdoret në mënyrë të njëanshme politike ose arbitrare. Sipas ekspertëve kushtetues të Këshillit të Evropës, propozimi në shumë mënyra ngre gjithashtu çështje të proporcionalitetit. Projektligji – vijon deklarata – nuk arrin gjithashtu të përcaktojë disa elementë kryesorë, si: çfarë nënkuptohet me kontakt me persona të caktuar; çfarë nënkuptohet me të qenurit i përfshirë në krimin e organizuar; dhe çfarë nënkuptohet me të qenurit i përfshirë në rrethin e subjekteve që kanë kontakte me personat”.

Propozimi i opozitës shtrihej si ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe ndaj funksionarëve të lartë që emërohen në poste kyçe. “Lidhur me zyrtarët e zgjedhur, Komisioni i Venecias e gjen propozimin në kundërshtim me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe Kodin e Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore, sepse shqyrtimi bazuar në faktin se dikush ka patur kontakte me personat e përfshirë në krimin e organizuar mund të përdoret lehtësisht për kufizimin e të drejtës për zgjedhje të lira, pavarësisht nga natyra e kontakteve”. Ndërsa për zyrtarët e emëruar “opinioni thekson se paqartësitë rreth fushëveprimit dhe zbatimit të saj e bëjnë të vështirë garantimin e të drejtave sipas nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Si përfundim, Komisioni i Venecias vlerëson se “duke pasur parasysh dispozitat ekzistuese kushtetuese, legjislacionin përkatës dhe mekanizmat e tjerë demokratikë në dispozicion, Komisioni i Venecias beson se vlera e shtuar ligjore e amendamenteve të propozuara është e diskutueshme”.

Komisioni shprehet se “hapat e ardhshëm në lidhje me amendamentet e propozuara kushtetuese duhet të merren në Parlament, nëpërmjet dialogut midis të gjitha forcave politike dhe shoqërisë në përgjithësi, në interes të demokracisë shqiptare”, ndërsa shton se është “i gatshëm të sigurojë ndihmë të mëtejshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIZEN ËNDRRAT" ZIKALTËR/ Marotta PROJEKTON 3 super mesfushorët për INTERIN E MADH
Previous article KRIJIMI I USHTRISË SË KOSOVËS/ Vuçiç “vizitë të jashtëzakonshme” në kufi me Kosovën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT