Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka folur sot për vettingun në politikë, pas propozimit që PD ka dorëzuar disa ditë më parë. Nga Fieri, ai tha se drafti është botuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Një ditë më parë, kryedemokrati Basha i bëri thirrje kryeparlamtarit Ruçi që të nisin procedurat për këtë projektligj.
“Ka ditë që ky draft është paraqitur në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas procedurave parlamentare, dje ka qenë afati për të njoftuar seancën e Parlamentit. Është futur në programin e Parlamentit Komisioni i Ligjeve do bëjë program për njohjen e draftit”, tha kryeparlamentari Ruçi.