• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETINGU I POLITIKANËVE/ Basha i përgjigjet Ramës: Është i njëjtë me të gjyqtarëve, do ta votosh pro?
Home
Shqipëri

VETINGU I POLITIKANËVE/ Basha i përgjigjet Ramës: Është i njëjtë me të gjyqtarëve, do ta votosh pro?

7 September, 2018 Isa.Autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se nuk ka asgjë për të negociuar me kryeministrin Rama lidhur me nismën ligjore të ndërmarrë nga demokratët për vettingun në politikë, e cila është depozituar sot në Kuvend.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se propozimi i opozitës për vettingun në politikë është i njëjtë me atë për gjyqtarët dhe prokurorët që është votuar me 140 vota dhe se Ramës i mbetet vetëm ta votojë pro ose kundër.

Basha: Ligji është negociuar njëherë sepse është identik me atë të gjyqëtarëve dhe prokurorëve. Gjuha e ligjit është identike. Nuk ka mbetur asgjë për të negociuar. Ne e kemi bërë dakordësimin. Kjo ose votohet, ose rrëzohet. Opozita ka marrë një vendim në Elbasan për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro apo jo. Ai ka vetëm një detyrë, të mos e pengojë dhe ta sjellë në Kuvend.

I pyetur nëse ka frikë të ulet në bisedime me Ramën, Basha pati këtë koment:

Basha: Opozita ka paraqitur një platformë për reformën në drejtësi. Nuk është e vërtetë që nuk kemi paraqitur propozime. Çështja që parashtrojmë sot është vettingu u politikanëve të lidhur me krimin. Si rezultat i kësaj bashkëqeverisje me krimin Shqipëria po degradon dita-ditës.Dje u vra informatori i policisë me snajper, dhe sa kohë duhet të presim? Kjo nuk pret, është emergjencë kombëtare. Opozita është e angazhuar për një drejtësi të pa kapur politikisht, dënimi i politikanëve do të bëhet nga drejtësia. Detyra jonë është ti nxjerrim nga institucionet. Ja dolëm për ligjin e dekriminalizimit, edhe kësaj rradhe do t’ia dalim. Vettingu për politikanët do ti japë fund edhe kësaj forme të re të bashkëpunimit mes krimit dhe qeverisë.

Basha tha se duhet ndarë njeherë e mirë krimi nga qeverisja.

Lulzim Basha: Në krye të qeverisjes së vendit ka ardhur gjenerata e dytë e kriminelëve.Skandalet dhe zollumet e qeverisë si bëjnë asnjë përshtypje qytetarëve. Është atentat ndaj demokracisë që sot në Kuvend kemi Ballën, Çyrbjen, në bashki Dakon e Sejdinin. Politikanët e lidhur me krimin sot bëjnë ligjet në IKuyvend, marrin vendime në bashki dhe janë të paprekshëm. Ka vetëm një mënyrë për largimin, vettingu i tyre. PD është pro pastrimit të drejtësisë, politikës dhe ekonomisë nga krimi.Ligji që sapo kemi dërguar në Kuvend është i thjeshtë dhe i qartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFUNDON MAKTHI I PRINDËRVE/ Gjendet 4-vjeçari i humbur në plazhin e Golemit
Previous article MESSI nuk luan/ Fanella me numrin 10 bëhet “off limits” tek kombëtarja e Argjentinës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee Breaking News

PËRFUNDON TAKIMI RAMA-MACRON/ Zbardhen detajet e dy orë bisedimeve në Pallatin Elysee

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik” Politikë

"PROTESTA PO PËRDORET PËR INTERESA TË TJERA"/ Rama publikon mesazhin e “armikut politik”

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee Politikë

VIZITA NË FRANCË/ Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysee

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT