Djali i madh i këngëtares amerikane Tina Turner ka humbur jetën në moshën 56-vjeçare në rrethana të padetajuara për vetëvrasjen.
Lajmi është bërë i ditur për mediat amerikane nga një sherif në Los Anxhelos i cili raportoi gazetës “Variety” se Craig Raymond Turner është gjendur i vdekur në ambjentet e studios së tij në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja Tina Turner nuk ka komentuar ende për vdekjen e parakohshme të djalit të saj, ndërsa mediet amerikane përmendin një fragment nga emisioni i Oprah Ëinfrey kun ë 2005-ën Turner theksoi:
“Djali i madh është më emocionali, preket shpejt dhe unë e kam shumë përzemër atë”.
Craig Raymond Turner punonte si agjent i pasurive të paluajtshme.
/AlpeNews.al


