• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VETËVRASJA E 17-VJEÇARES/ Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
Home
Politikë

VETËVRASJA E 17-VJEÇARES/ Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare

13 February, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka ngritur në Kuvend çështjen e vetëvrasjes së 17-vjeçares Irsa Muçollari, e cila dyshohet se bullizohej në shkollë. Deputeti veshi me përgjegjësi qeverinë për vrasjen e saj, duke thënë se e vrau shteti pasi e la të varfër. Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.

“U var se bullizohej nga shokët dhe shoqet. 17-vjeçaren nuk e vranë me armë grupet kriminale, por kreu i organizatës, Rama se e la të varfër, e la të pamundur për të veshur një fustan. E vrau shteti se ajo nuk kishte mundësi të ishte si shoqet e veta. Ja kush është vrasësi i 17-vjeçares. Jeni të pashpirt, kjo ngjarje do kishte mjaftuar që sot të kishte dhënë dorë kryeministri e gjithë qeveria e tij. Mendoni njëherë që ky fëmijë, kjo 17-vjecare të ishte fëmija i ndonjërit prej nesh, mendoni se ca dhimbje kanë prindërit e saj që mezi e kanë rritur pa bukë dhe sot në moshën 17-vjeçaren veten se psikologjia e shkollës nuk iu gjend, nuk e parandaluan këtë ngjarje”, tha Dogjani.

Në interpelancë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se po bën politikë me drama familjare, pasi vetëvrasja e saj nuk ka ardhur për shkaqe varfërie.

Të kthehemi tek vrasjet, viti 2024 ka qenë një ndër vitet më të përgjakura, me një numër të lartë vrasjesh, nga ekzekutime mafioz, te vrasjet për larje hesapesh, apo krime brenda familjes. Shteti ka dështuar, se qeveria nuk është më armiku i krimit, por aleati i tij”, tha Dogjani.

Por, ministri Hoxha u ndal në shifra duke thënë se viti 2024 ka shënuar një minimum historik të numrit të vrasjeve.

“Nëse ndalojmë tek numrat, nga viti 2013 e deri më sot, ka një rënie progresive dhe domethënëse të numrit të vrasjeve nga viti në vit, duke shënuar një rekord të minimumit historik gjatë dy viteve të fundit, me respektivisht në 2024 kemi pasur 41 dhe në vitin 2023, rekordi i të gjitha kohërave, 35 vrasje, kundrejt 126 vrasjeve të ndodhura në vitin 2012.

Kjo është diferenca e shifrave dhe e vërteta për gjithë publikun dhe shqiptarët që po na ndjekin. Sa i takon zbulueshmërisë së kësaj vepre penale, për vitin që sapo lamë pas, deri në këtë moment janë zbuluar 86% e rasteve të veprës penale “Vrasje me dashje” dhe 94 % e rasteve të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, vijoi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O BUF, DIL TANI..."/ Rama ironizon Berishën: Hidhu tani se tani ke edhe atë të Trumpit
Previous article "ISHIN SIMPATIZANTË"/ Hoxha tregon pse nuk kishte policë te protesta e djeshme para SPAK: Nuk ishte lajmëruar

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital Aktualitet

TRAGJIKE/ U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT) Aktualitet

TRAFIKUAN EMIGRANTËT/ GJKKO jep dënimet për 29 të pandehurit! Ja sa vite burg do të vuajnë (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT