Kuvendi i Kosovës konfirmon vazhdimin e seancës konstituive për të mërkurën në orën 10:00, por partitë politike nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre.
Nga Lëvizja Vetëvendosje është heshtje e plotë dhe nuk ka asnjë njoftim nëse kanë arritur marrëveshje politike për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare e kuvendit.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve për vazhdimit e nesërm të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por vetëm bëri një koment të shkurtër.
“Ju jeni dëshmitarë për të gjithë procesin. E dini shumë mirë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Sveçla. Nga opozita nuk ka lëvizje në qëndrime.
PDK konfirmon se nuk do ta votojnë kandidaten e Vetëvendosje, Albulena Haxhiun, për kryetare të kuvendit dhe kërkojnë zëvendësimin e saj me emër tjetër. Të njëjtin qëndrim shpreh edhe LDK, duke kundërshtuar edhe thirrjet e forcës së parë politike për konsultime.