Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun ‘313’. Një 43-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvaruar.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se viktimë është i burgosuri Bilbil Hasani, nga Kukësi, me banim në Kamëz. Gazetarja Lala tha për “BalkanWeb” se 43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjon e qelisë, ndërsa kanë qenë gardianët, që kanë parë trupin e tij të pajetë.
Bilbil Hasani ishte arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të “Vjedhjes”.