Një 49-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi kishte katër ditë që luftonte me plagët. Sipas policisë 49-vjeçari me iniciale H.Z vuante nga çrregullime mendore dhe ishte vetëplagosur me sende të forta në shtëpi.
Duke ju referuar njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur që në datën 3 mars.
Njoftimet e policisë
Në vijim të komunikatës datë 02.03.2018, që bën fjalë për dëmtimin me mjete të forta të shtetasit H.Z, vjeç 49, me çrregullime mendore, më datë 07.03.2018, ndërroi jetë në spital. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Më datë 02.03.2018, në fshatin Bogiq, në banesë shtetasi H.Z, vjeç 49, i sëmurë mendor, aksidentalisht është dëmtuar me mjete të forta në dorë dhe në qafë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.


