• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Vetëm referendumi i suksesshëm e anëtarëson Maqedoninë në NATO dhe BE
Home
Rajon

Vetëm referendumi i suksesshëm e anëtarëson Maqedoninë në NATO dhe BE

28 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka pritur në një takim homologen e tij rumune, Viorica Dăncilă, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni, të cilët pas takimit deklaruan se një refendum i suksesshëm do t’i hapte Maqedonisë rrugën evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Zaev, në konferencën e përbashkët për media me kryeministren Dăncilă, deklaroi se Rumania është shtet mik i Maqedonisë dhe mbështetës i aspiratave euroatlantike. Ai shtoi se pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe fillim të negociatave me Bashkimin Evropian (BE) kjo ndihmë paraqet vepër për të mirën e qytetarëve, sepse mundëson zhvillim ekonomik dhe hap perspektiva për standard më të lartë.

Kryeministri maqedonas tha se në rrugëtimin euroatlantik vendi i tij pret të vlerësohet në bazë të të arriturave për të zënë vendin e merituar në NATO dhe BE, ndërkohë që takimin e sotëm e vlerësoi të rëndësishëm nga fakti se në janar të vitit 2019 pikërisht Rumania merr kryesimin me BE-në, ku do të kryesojë gjatë muajve kyç të Maqedonisë në rrugën e integrimeve.

“Janë muajt në të cilët do të duhet të përfundojmë reformat e brendshme dhe të rrumbullaksojmë marrëveshjen me fqiun tonë jugor, Republikën e Greqisë. Jemi duke punuar në mënyrë aktive në reformat në gjyqësor, ndërkohë që pres një referendum të sukseshëm dhe një vendim të matur, të mençur dhe progresiv të shumicës së qytetarëve tanë që do të konfirmojë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE”, tha Zaev, sipas të cilit në planin dypalësh, Maqedonia dhe Rumania kanë shumë për të ofruar.

Kryeministrja Dăncilă, nga ana e saj shprehu pritjet e saj për një referendum të suksesshëm, sepse siç tha, referendumi i suksesshëm në shtator do t’i hapte Maqedonisë rrugën evropiane.

Dăncilă tha se vizita e saj në Shkup pak muaj para marrjes së kryesimit me BE-në paraqet shprehje e vullnetit dhe çpërkrahjes sonë për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

“Siç e dimë, Raporti i ardhshëm për Maqedoninë do të publikohet në fund të qershorit të ardhshëm. Shpresoj të kemi konsenzus në Këshillin e BE-së dhe deri në fund të vitit 2019 me mbajtjen e konferencës të çelni pikat nga negociatat paraqasëse për anëtarësim në BE. Rumania do të orvatet të ju ndihmojë në aspektin teknik”, tha kryeministrja rumune, e cila uroi vendin për referendum të sukseshëm.

Delegacioni i Qeverisë së Rumanisë, i kryesuar nga kryeministrja Dăncilă, u prit me një ceremoni solemne në pllajën e Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa pas takimit kokë më kokë midis kryeministrave të të dy vendeve vijoi edhe takimi bilateral midis delegacioneve të të dy qeverive.

Disa ditë më herët, kryeministri Zaev shprehu shpresë se deri më 30 korrik Kuvendi do të marrë vendim për shpalljen e referendumit për marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë, sipas të cilës emri zyrtar i vendit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Mbajtjen e referendumit ai e paralajmëroi për me datë 30 shtator të këtij viti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Chelsea kërkon mbrojtësin e Milanit, kuqezinjtë hedhin poshtë ofertën STRATOSFERIKE
Previous article "DIÇKA NDRYSHE NGA RUTINA"/ Blogu turistik: Bëni gati pasaportën dhe "futjani" për Tiranë

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT